Ministri për Arsim dhe Shkencë, Mr. Abdilaqim Ademi sot u takua me Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Ekselenca e tij Stefano Lazaroto.

Gjatë takimit Ministri Ademi dhe ambasadori Lazaroto, theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, ku të dy së bashku konstatuan se ka vend për thellimin e marrëdhënieve në fushën e arsimit dhe shkencës.

Ministri Ademi, e njoftoi ambasadorin për shkallën e realizimit të projektit për integrimin e edukimit mjedisor në sistemin arsimor të Maqedonisë, i cili zbatohet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë prej vitit shkollor 2010/2011. Programi i këtij projekti zbatohet në bazë të konkluzioneve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të cilët duhet të risin nivelin e aktiviteteve mjedisore në kopshte dhe shkolla fillore dhe të mesme, si dhe përfshirjen e temave në fushën e ekologjisë dhe ambientit mjedisor në programet edukative sipas lëndëve adekuate në shkolla. Ky projekt ka për qëllim për të futur edukimin mjedisor në kurrikulën ekzistuese të detyrueshme në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, si dhe për të ritur vetëdijen e publikut në çështjet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Ministri gjatë takimit gjithashtu potencoi edhe realizimin e projektit "Ndërtojmë Ura".

Ambasadori Lazaroto, e njoftoi ministrin Ademi se në këtë periudhë do të shqyrtohet mundësia për përkrahjen e projektit të sistemit arsimor profesional në Republikën e Maqedonisë.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe të thellohet.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook