Ministri për Arsim dhe Shkencë, Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në përurimin solemn të objektit të ri shkollor të shkollës fillore lokale "Pashko Vasa" në fshatin Merovë, komuna e Zhelinës, një investim i Ministrisë për Arsim dhe Shkencë me vlerë prej gjashtë milionë denarë.

- Dy vjet më parë, kur u vendos gurrë-themeli për ndërtimin e shkollës së re, skeptikët, thanë se ky është edhe një investim i dështuar dhe se në shkollë nuk do të vendoset asnjë tullë. Sot me krenari para jush, por edhe para tyre mund të them se kjo shkollë është një nga më modernet, e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme mësimore të nevojshme për kryerjen e procesit edukativo-arsimor, theksoi ministri Ademi

Të dashur nxënës, tha Ademi, setyra e juaj është e thjeshtë, dhe kjo është që me vullnet dhe përkushtim t’i kompletoni materialet mësimore dhe obligimet që ju japin mësuesit tuaj, shtoi Ademi

Ministri theksoi që investimi në arsim është një investim në të ardhmen

- Këta nxënës janë e ardhmja e Republikës së Maqedonisë. Vetëm duke investuar në aktivitetin edukativo-arsimor, ne mund të presim prosperitet për shtetin dhe komunën, theksoi ministri për arsim de shkencë.
Investimet e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë nuk ndalojnë këtu, theksoi Ademi, ato do të vazhdojnë derisa çdo fëmijë, çdo nxënës nuk do të ndjen të mirat e arsimit modern.

Në këtë shkollë mësimin e ndjekin 134 nxënë të ndarë në dy ndërrime. Shkolla ka pesë klasa, një laborator kompjuterik, si dhe zyrat për stafin mësimdhënës.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook