Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në Akademinë solemne me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

- Kam nder të veçantë që  marë pjesë këtu dhe të  përshëndes Akademinë Solemne, kushtuar jubileut të 20-të të Universitetit Shtetëror të Tetovës, universitet që hapi dyert për studime në gjuhën amëtare. Hapi perspektivën për të rinjtë shqiptarë, që deri atëherë detyroheshin studimet e tyre t’i kryejnë jashtë vendit, theksoi Ministri Ademi përpara të pranishmëve.

Ministri Ademi theksoi se, që nga viti 2004 universiteti me një shpejtësi marramendëse arriti të konsolidojë kornizën e vetë funksionuese.

- Sot USHT-ja mëton të jetë Universitet i të gjithë të rinjëve të Maqedonisë dhe është i hapur për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të studiojnë në të. Numri i studentëve që përcaktohen për të studiuar në USHT është në rritje të vazhdueshme, krahasuar me numrin e studentëve të pranuar në universitetet tjera në vend, potencoi Ministri Ademi, duke shtuar që, një prej indikatorëve që dëshmojnë zhvillimin e tij është fokusimi drejt standardeve të universiteteve evropiane.

- Besojmë se ky trend i suksesshëm në të ardhmen do të favorizohet edhe më shumë nga drejtuesit e universitetit, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të nevojave  financiare, kadrovike e hapësinore, u shpreh Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook