- Qeveria e Republikës së Maqedonisë është thellësisht e bindur për nevojën dhe nuk do të devijojë nga zbatimi i reformave qëllimi përfundimtar i të cilave është avancimi i arsimit në të gjitha nivelet në arsimin parashkollor, fillor, arsimin e mesëm dhe të lartë, domethënë përfaqësimin e konceptit të kualifikimeve të cilësisë së lartë.

- Republika e Maqedonisë nuk ka burime të pasura natyrore dhe për këtë arsye në ekonominë globale botërore dhe nevojat bashkëkohore të tregut të punës mund të konkurrojë vetëm me kuadro të cilësisë së lartë dhe të shkolluara fuqishëm.

- Qëllimi i reformave të propozuara në arsim është krijimi i një bërthame të qëndrueshme të qytetarëve të arsimuar të cilët do të jenë forca lëvizëse e zhvillimit socio-ekonomik.

- Provimi shtetëror në institucionet e arsimit të lartë është një nga ato masa e cila aplikohet në një numër të madh të vendeve që karakterizohen nga një zhvillim i shpejtë dhe i qëndrueshëm ekonomik. Propozim vendimi për provimin shtetëror të cilin ne e ofrojmë është përshtatur me karakteristikat e sistemit të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë   

- Me paketin e reformave pedagogjike parashikohet përforcim i kapaciteteve të kuadrove arsimore ekzistuese dhe të ardhshme në arsimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, nëpërmjet krijimit të një Akademie për mësues, përmirësimin e programit arsimor për edukimin e mësuesve, duke futur një sistem të trajnimit të vazhdueshëm.

- Parashikojmë zhvillimin profesional dhe të karrierës së mësuesve përmes precizimit të kategorive  mësues mentor dhe mësues këshilltar, i shoqëruar nga stimuli shtesë financiar, respektivisht rritjen e pagës mujore të mësuesve.

- Ne propozojmë një sistem të licencimit të mësuesve që do të jetë obligativ për mësuesit e ardhshëm, por nuk do të jetë i detyrueshëm për mësuesit ekzistues, të cilët në qoftë se dëshirojnë të kalojnë nëpër procesin e licensimit, paga do t’u rritet për 3.000 denarë në muaj.

- Angazhimin tonë që edukimi i gjeneratave të ardhshme t’ju besohet mësuesve më të mirë, do ta arrijmë përmes selektimit të studentëve më të mirë që në kohën e provimit pranues dhe stimulimin e vazhdueshëm të tyre përmes bursave për arritjen e suksesit më të lartë.  Për studentët më të mirë të fakulteteve  pedagogjike dhe drejtimet mësimore lartësia e bursës do të jetë së paku 50% e neto rrogës mesatare në vend, ndërsa lartësia e bursës gjatë edukimit profesional në Akademinë e mësuesve do të jetë 100% e neto rrogës mesatare mujore.   

- Propozojmë edhe një koncept të ri për edukim dhe selektim të kuadrit cilësor menaxherial i cili do të menaxhojë shkollat, përmes një trajnimi cilësor dhe dhënien e provimit për drejtor, transparencë në dhënien e provimit dhe mbindërtimin e vazhdueshëm obligativ arsimor.

- Presim sugjerime cilësore, qëllimi përfundimtar i të cilave është  të sjellim zgjidhje më të mira për  përmirësimin e sistemit arsimor në vendin tonë.

 

 

Коментари на: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Tekstet e ligjeve në gjuhën shqipe do të publikohen sapo të përkthehen.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook