Ministri për Arsim dhe Shkencë, Abdilaqim Ademi, dhe zëvendësi i tij, Spiro Ristovski, sot promovuan një paketë prej pesë zgjidhjeve ligjore që synojnë reforma arsimore për të krijuar një bazë të qëndrueshme të qytetarëve të arsimuar të cilët do të jenë forca shtytëse e zhvillimit socio-ekonomik të vendit.

Disa nga ligjet janë krejtësisht të reja, e disa janë propozime për ndryshime dhe plotësime  të ligjeve ekzistuese dhe janë të bazuara në praktikat dhe përvojat pozitive të vendeve më të zhvilluara dhe standardeve të hapësirës arsimore globale.

Ky është një ligj i ri për një akademi për mësues, ligji i ri për mësues në shkollat fillore dhe të mesme, ndryshime dhe plotësime në Ligjin për arsim të lartë, ligj i ri mbi institucionet e arsimit të lartë për edukimin e kuadrove mësimdhënëse në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, respektivisht për fakultetet pedagogjike dhe draft ligj për trajnim dhe ekzaminim të drejtorit për shkolla fillore dhe të mesme, konvikt dhe universitet të hapur civil për mësim gjatë gjithë jetës.

“Me reformat duhet të arrihen ndryshime të rëndësishme në arsim, për të arritur një nga qëllimet më prioritare në programin e qeverisë për punë, dhe ky është krijimi i një shoqërie të bazuar në dituri cilësore, respektivisht dituri e cila do të jetë një shtyllë themelore në zhvillimin e mëtejmë të vendit”, theksoi Ademi

Ai sqaroi se bëhet fjalë për propozime të miratuara nga Qeveria dhe që do të jenë subjekt i një debati dhe diskutimi publik, ku do t’u jepet vëmendje serioze të gjitha vërejtjeve dhe sugjerimeve të qëndrueshme e konstruktive, dhe sindikatat janë të parët me të cilët do të ketë takime dhe do të bisedohet.

Me paketin e reformave pedagogjike parashihet përforcimi i kapaciteteve të kuadrove arsimore  ekzistuese dhe të ardhshme në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, përmes themelimit të Akademisë për mësues, përmirësimin e programit arsimor për edukimin e mësimdhënësve dhe futjen e sistemit të trajnimit të vazhdueshëm.

Parashihet zhvillimi profesional dhe i karrierës së mësuesve përmes saktësimit të kategorive mësues mentor dhe mësues këshilltar, i shoqëruar me një stimul financiar shtesë, respektivisht rritje të pagës mujore të mësuesve.

Në mesin e risive të propozuara është edhe futja e një sistemi të licencimit të mësuesve që do të jetë i detyrueshëm për mësimdhënësit e ardhshëm, por nuk do të jetë i detyrueshëm për mësimdhënësit ekzistues, të cilët, në qoftë se duan të kalojnë përmes procesit të licencimit, paga do t’u rritet për 3.000 denarë në muaj. Pjesë e propozimeve është edhe një koncept i ri për edukimin dhe përzgjedhjen e stafit cilesorë menaxherial i cili do të  udhëheq me shkollat.

Në lidhje me provimin shtetëror, Ademi tha se vlen ajo që është sqaruar deri më tani, kurse Ristovski,  sqaroi se është e rëndësishme të bëhet dallimi sepse provimi shtetëror do të merret në dy pjesë, kurse bëhet fjalë për një provim dhe nënvizoi rëndësinë e këtyre reformave për vendin.

"Ne si vend jemi të pasur me resurse të mëdha natyrore. Fusha jonë e betejës duhet të jetë shkalla e dijes dhe për këtë shkak ne jemi të vendosur të zbatojmë reformat që do të rrisin cilësinë e sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë. Ne jemi të vetëdijshëm se ndoshta në afat të shkurtër një pjesë e këtyre reformave të mëdha mund të na sjellin pikë negative politike. Por për ne, kjo në këtë fazë nuk është më e rëndësishme, më i rëndësishëm është efekti afatgjatë i cili do të arrihet me zbatimin e tyre, dhe që është për të rritur cilësinë e përgjithshme të arsimit, dhe në këtë mënyrë zhvillimin e vendit në të gjitha fushat," sqaroi Ristovski .

Për implikimet fiskale të këtyre ligjeve do të ndahen mjete nga buxheti. Të gjitha pesë zgjidhjet ligjore nesër do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook