Ministri për Arsim dhe Shkencë Mr. Abdilaqim Ademi dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, prof. Dr. Zamir Dika, nënshkruan Memorandum për  bashkëpunim. Me nënshkrimin e Memorandumit u zotuan për të realizuar projektin e USAID-it "Fëmijët me pengesa në të pamurit" i cili do të zbatohet në një shkollë fillore dhe një të mesme në Tetovë, Ohër, Manastir, Shtip dhe në shkollën shtetërore për nxënës me dëmtim të shikimit "Dimitar Vllahov" në Shkup. Ademi theksoi se qëllimi i bashkëpunimit është për të përmirësuar dhe rritur nivelin e shkrim-leximit të këtyre fëmijëve duke përdorur alfabetin e Brajit.

“Ne si Ministri, Universitetit do t’i sigurojmë leje për të patur qasje në tekstet shkollore për nxënësit në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë. Bëhet fjalë për libra mësimi të cilët janë miratuar për përdorim nga ana e tyre dhe që janë publikuar nga ana e ministrisë, dhe të njejtët mund të gjenden në formë elektronike në portalin e-ucebnici.mk. Në bashkëpunim me Institutin për Defektologji në Shkup, me personat e verbër dhe me shikim të pjesërishëm, do të punojnë defektolog,  ku mësimi do të mbahet në shkolla në katër komuna në të cilat do të realizohet projekti "Fëmijët me pengesa në të pamurit”, theksoi Ademi.

Ministri shtoi se të dy institucionet do të punojnë së bashku për zbatimin e projektit "Fëmijët me pengesa në të pamurit" që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për personat me shikim të pjesërishëm dhe personat me dëmtim të shikimit, me qëllim që të përmirësohet procesi arsimor me përmbajtje që do të jenë të përshtatura për aftësitë dhe nevojat e tyre të veçanta  arsimore.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook