Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, sot, gjatë një vizite në shkollën fillore "Migjeni" në Tetovë, u takua me Astrid Tors, Komisioner i Lartë i OSBE-së për Pakica Kombëtare

- Gjatë takimit me Komisionerin e Lartë diskutuam në lidhje me strategjinë për arsimin e integruar, i cili në të ardhmen duhet të jetë pjesë e procesit arsimor në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu e njohtova znj. Tors për reformat në fakultetet Pedagogjike, ku potencova se mësuesit e ardhshëm do të edukohen edhe me zbatimin e arsimit të integruar, theksoi ministri Ademi.

Ministri Ademi, potencoi se bashkëjetesa dhe integrimi etnik ekziston në vend dhe funksionon shkëlqyeshëm, përmes aktiviteteve të përbashkëta të nxënësve të nacionaliteteve të ndryshme.

- Kjo shkollë është vetëm një nga shembujt që ju mund të gjeni në Republikën e Maqedonisë, ku së bashku mësojnë, shoqërohen dhe luajnë nxënës që nuk dallohen nga asgjë përveç fesë.  Këta nxënës janë e ardhmja e Republikës së Maqedonisë, ata që nga mosha e vogël mësojnë të respektojnë njëri-tjetrin, mësojnë se dallimet mes tyre mund të kapërcehen vetëm përmes dialogut dhe jo dhunës, theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook