Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski së bashku me Drejtorin e misionit të USAID-it në Maqedoni James Stein (Xhejms Stajn) morrën pjesë në ceremoninë me rastin e rikonstruimit të shkollës fillore "Mançu Matak" në komunën e Krivogashtanit, e cila fitoi një fasadë të re, efikase nga aspekti energjetik, dhe një sistem të ri të ngrohjes qendrore.
Ky është një investim me vlerë 120 mijë dollarë amerikan, nga të cilët 100 mijë janë të investuar nga USAID-i, ndërsa 20 mijë i ka siguruar komuna.

Në fjalimin e tij Ristovski theksoi që ambasada e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë dhe Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, shumë herë e kanë konfirmuar që janë mbështetës të mëdhenj të Qeverisë, të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë dhe të njësive të vetëqeverisjes lokale në vend, kur është fjala për promovimin e sistemit arsimor nga të gjitha aspektet e mundshme.  

Ai theksoi se ky investim nuk do të jetë i vetmi dhe i fundit në këtë shkollë.
"Si pjesë e projektit të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë për "ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallave sportive shkollore", si pjesë e këtij objekti është paraparë edhe ndërtimi i një salle të re sportive moderne, me vlerë 24 milionë denarë, ndërtimi i së cilës do të fillojë në një afat të shkurtë kohor ", tha Ristovski.

Duke u përgjegjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me debatin publik për konceptin e provimit shtetëror në arsimin e lartë, Ristovski theksoi se propozim-zgjidhjet ligjore fillestare do të merren parasysh nga Qeveria gjatë javës së ardhshme dhe miratimi i tyre do të përcillet në debatin e gjërë publik në të cilin priten të përfshihen të gjitha palët e prekura dhe të interesuara të cilat dëshirojnë të diskutojnë për këtë propozim reformë.  

"Pas miratimit të vendimit për inkorporimin e sugjerimeve, reformat e propozuara për themelimin e një sistemi të provimit shtetëror në arsimin e lartë do të ofrohen për debatë në parlament", tha Ristovski.

Lidhur me protestën e paralajmëruar të studentëve, zëvendës ministri për Arsim dhe Shkencë u bën thirrje studentëve të mos bien në situatë që të manipulohen.

"Kur dy javë më parë kishte një keqkuptim dhe në një mënyrë një pjesë e studentëve u abuzuan dhe nuk u informuan sa duhet në lidhje me arsyen e vërtetë të protestës, u shpekulua për një paralajmërim për testim ekstern në arsimin e lartë, që absolutisht nuk është e vërtetë. Pas shpjegimit nga ana jonë se nuk bëhet fjalë për testim ekstern, por për propozim zgjidhje me të cilat ofrojmë futjen e provimit shtetëror dhe që vendimet ligjore ende nuk janë përfundimtare dhe do të vijojnë në debat publik, tani përsëri sillemi në një situatë të çuditshme ku dikush përpiqet të abuzojë me studentët me deklarata të reja. Tani nuk protestohet kundër provimit esktern, por protestohet kundër çdo gjëje që përmendet si një reformë e mundshme në arsimin e lartë. Unë do të sugjeroja që studentët të mos mashtrohen dhe dikush ti shfrytëzon për qëllime të tjera, që nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me arsimin e lartë, por për interesa të tjera. Çdo ditë jemi dëshmitarë për përzierjen e politikës në këto çështje” theksoi Ristovski.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook