Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi, mori pjesë dhe ju drejtua të pranishmëve në “Konsultimin kombëtar për fëmijët me pengesa” në organizim të UNICEF-it. Ngjarja, në të cilin morën pjesë përfaqësues të të gjithë institucioneve dhe organizatave relevante të cilat punojnë me personat me pengesa, u mbajt me qëllim të revidimit të aktiviteteve të ndërmarra për sigurimin e  mundësi të barabarta në realizimin e të drejtave dhe lirive, si edhe  për propozimin e hapave konkrete të cilat duhet të ndërmerren në drejtim të krijimit të kushteve për eliminimin e sfidave ekzistuese.

Ministri Ademi në fjalimin e tij theksoi se arsimi, si e drejtë e garantuar e të gjithë qytetarëve, duhet t’ju përgjigjet nevojave të të gjithë nxënësve dhe studentëve, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vazhdimësi punon në vendosjen e standardeve arsimore të cilat do t’ju mundësojnë personave me pengesa një arsim në qasje dhe në dispozicion.

“Rritja e përfshirjes së fëmijëve me pengesa në arsimin fillor dhe të mesëm dhe parandalimi i lëshimit të hershëm të arsimimit nxitet nëpërmjet të implementimit të projekteve të ndryshme, rregulloreve dhe masave për përfshirje, nëpërmjet të adaptimit të përmbajtjeve mësimore, si edhe nëpërmjet të akomodimit infrastrukturor dhe përforcimit kadrovik të shkollave. Kjo është e rëndësishme, sepse mu nëpërmjet të procesit edukativo – arsimor personat e rinj me pengesa do të fitojnë shkathtësitë të cilat ju nevojiten që më vonë në mënyrë të suksesshme të inkuadrohen në tregun e punës”, theksoi Ademi.

Ademi theksoi se në punën e mëtutjeshme në këtë sferë, bëhet fjalë mu për bashkëpunimin pa rezervë ndërsektorial dhe përfshirja aktive e organizatave të cilat përfaqësojnë personat me pengesa, janë kyçe.

“Ne së bashku jemi përgjegjës për ri-definimin e perceptimit për personat me pengesa në shoqërinë tonë, gjegjësisht që të mos shikojmë ata pak gjëra të cilat ata nuk mund t’i bëjnë për shkak të kufizimeve në rrethin, por të shikojmë gjithë ata gjëra që ata mund t’i bëjnë. Kjo është një temë relevante e cila jo vetëm që prek cilësinë e jetës së personave me pengesa, por edhe të familjeve të tyre, ndërsa e tërë shoqëria mund të ketë vetëm përfitime nga integrimi dhe përfshirja e të gjithë individëve”, shtoi ai.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook