Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, në konferencën e sotme për shtyp, u bëri thirje studentëve që të aplikojnë në mënyrë elektronike në Konkursin për ndarjen e bursave për studentë.

-Bëhet fjalë për gjithsej 2905 bursa, për vitin akademik 2014/2015, të cilat janë të ndara në tre grupe, edhe atë 1.500 bursa për studentët e kategorive sociale; 630 bursa për studentët e regjistruar në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore,  125 bursa për studentët e regjistruar në programet studimore për informatikë, theksoi Ministri Ademi.

Ministria, shtoi Ademi, do të ndajë edhe 650 bursa për studentët e regjistruar në programet studimore në sferën e shkencave matematiko-natyror, teknike- teknologjike, bio-teknike dhe/ ose shkencat mjekësore

-Të drejtë për të fituar bursën kanë studentët e rregullt në universitetet  publike dhe private në Republikën e Maqedonisë. Kushtet të cilat duhet ti plotësojnë janë: të mos kenë përsëritur asnjë vit gjatë studimit, të mos shfrytëzojnë bursë nga ndonjë institucion tjetër ose ndonjë kompani dhe të jenë shtetas të Maqedonisë. Përveç kushteve të përgjithshme, për secilin lloj të bursave ka edhe kushte shtesë të cilat secili kandidat duhet detyrimisht ti plotësojë me qëllim që të fitojë të drejtën e shfrytëzimit të kompensimit me para në formë të bursës, u shpreh Ministri Ademi.

Lartësia e bursave për Grupin e parë - bursat për studentët e kategorive sociale është 3.000,00 denarë në muaj, nëntë muaj gjatë vitit studimor.

Lartësia e bursave për Grupin e dytë - bursa për studentët të cilët kanë arritur sukses në veçanti të lartë, prej më së paku 8.50, ndërsa për studentët e fakulteteve të shkencave natyror dhe të fakulteteve të arteve më së paku sukses mesatar 9,00, është 4.000,00 denarë në muaj, nëntë muaj gjatë vitit shkollor, bursa për studentët të cilët kanë arritur sukses në veçanti të lartë në mësim prej më së paku sukses mesatar 9,00 në programet studimore për informatikë, është 5.500,00 denarë në muaj,
Lartësia e bursave për Grupin e tretë – bursa për studentët e regjistruar në programet studimore prej sferave shkencore të shkencave natyrore-matematikore, teknike-teknologjike, bio-teknike dhe/ ose shkencave mjekësore është 3.000,00 denarë në muaj, nëntë muaj gjatë vitit studimor.

-Ju bind se i tërë procesi do të jetë transparent dhe objektiv dhe se bursat do të përfundojnë në duart e atyre të cilët i plotësojnë kushtet, theksoi Ademi, duke shtuar që dokumentet studentët duhet t’i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës prej 15 deri më 30 dhjetor, ndërsa rezultatet do të shpallen  në datën 03.02.2015, në faqen e internetit të ministrisë.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook