Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Mësimi praktik për pedagogët, mësimdhënësit dhe edukatorët e ardhshëm në mjediset multi-kulturore – eksperiencat dhe sfidat”, që u mbajt në Fakultetin Filozofik të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, me çka një takim i tillë i përbashkët i praktikuesve dhe bashkëpunëtorëve shkencor do të rezultojë me eksperienca më konstruktive dhe bashkëpunime të ardhshme të cilat do të kontribuojnë për avancimin e mëtutjeshëm të politikave arsimore relevante.

Ministria, theksoi Ministri Ademi, si institucion amë kujdeset për politikat arsimore të cilat e krijojnë hapësirën arsimore në Republikën e Maqedonisë.

- Në këtë aspekt Ministria në vazhdimësi përpiqet për përmirësimin e cilësisë së arsimit, nëpërmjet të modernizimit të programeve mësimore, trajnimin e vazhdueshëm të kuadrit mësimdhënës, modernizimin e mësimdhënies dhe të mësuarit, ndërtimin e standardeve të qarta gjatë ndjekjes dhe vlerësimit të të gjithë subjekteve të inkuadruar në procesin arsimor, si edhe mundësimin e zhvillimit personal, profesional dhe të karrierës të secilit individ në arsim. Bëhet fjalë për praktikat sistematike dhe të organizuara, me datë bashkëkohore më të afërt, me të cilat në korniza të përgjithshme arsimi jonë në vazhdimësi po afrohet kah hapësira arsimore evropiane.  

Është evidente, shtoi Ademi, prezantimi dhe implementimi i ndryshimeve të shumta, Programeve dhe iniciativave evropiane të drejtuara kah modernizimi i sistemit arsimor në Maqedoni, në aspektin e ndjekjes së tendencave zhvillimore bashkëkohore të arsimit në Evropë, si edhe përforcimin e kapaciteteve institucionale në sferën e politikave arsimore.

- Prandaj, tejkalimi i mbeturinave nga e kaluara dhe implementimi i normave të pranuara ndërkombëtare do të qëndrojnë të mbeten imperativ në veprimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Vetëm në këtë mënyrë arsimi i lartë në tërësi do të realizojë misionin e tij në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, theksoi Ademi.

Në këtë aspekt, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju jep mbështetje të vazhdueshme institucioneve të arsimit të lartë, në veçanti fakulteteve filozofike dhe pedagogjike në drejtim të sigurimit të parakushteve për përforcimin e kompetencave profesionale të studentëve nëpërmjet të krijimit të kushteve për realizimin e mësimit praktik në mjedise me karakter të ndryshëm, në mjedise rurale-urbane, shkolla qendrore dhe rajonale, mjedise multi-kulturore dhe multi-etnike.

- Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, janë partnerë afatgjatë në pjesën e krijimit të politikave arsimore kah arsimi i integruar. Në veçanti më gëzon fakti që këta përpjekje të Misionit të OSBE-së në Shkup kanë vazhdimësinë e tyre dhe reflektohen në bashkëpunimin me Fakultetet Filozofike dhe Pedagogjike dhe me Qendrën maqedonase për arsimimin qytetar të cilët gjithashtu janë miq tonë të mëdhenj dhe promotorë të aktiviteteve të drejtuara kah integrimi në sistemin arsimor, shtoi Ademi, duke potencuar që të gjithë studentët, në veçanti pedagogët e ardhshëm, mësimdhënësit dhe edukatorët, duhet të aftësohen që të kuptojnë realitetin tonë multi-etnik dhe multi-kulturor dhe të përfitojnë shkathtësi për identifikimin, analizimin dhe ballafaqimin e suksesshëm me situatat më të ndryshme të cilat burojnë nga ky realitet.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook