Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi sot mori pjesë ne manifestimin “ Ditët e mësimit gjatë gjithë jetës”, në organizim të Qendrës për arsimin e të rriturve dhe Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës.

- Kjo fushatë e cila ka për qëllim të promovojë konceptin e të mësuarit gjatë gjithë jetës, e kjo është të mësuarit dhe arsimimi gjatë tërë jetës, pavarësisht nga mosha, gjinia, përkatësia etnike. Këto fushata me evenimente të ndryshme e drejtojnë vëmendjen e popullatës kah rëndësia dhe roli i mësimit dhe kanë për qëllim që të ngrenë vetëdijen e qytetarëve për atë se nëse në vazhdimësi arsimohen dhe zhvillohen, do të jenë më konkurrues në tregun e punës, theksoi Ministri Ademi në paraqitjen e tij.

Të mësuarit gjatë gjithë jetës, shtoi Ministri Ademi, është një vegël e fuqishme për zvogëlimin e papunësisë, ndërtimin e kulturës së mësimit dhe shoqërisë të bazuar në diturinë.

- Që nga viti 2003, në Ditët e para rajonale të mësimit gjatë gjithë jetës në Evropën Juglindore, të cilat u mbajtën në Shkup, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar Deklaratën për arsimimin e të rriturve, mësimin gjatë gjithë jetës dhe punësimin. Më këtë, ministria së bashku me të gjitha ministritë të resorit prej shteteve të Evropës Juglindore, është dakorduar se do të përpiqet për zhvillimin e arsimit të personave të rritur dhe promovimin e mësimit gjatë gjithë jetës. Miratimi i ligjit për arsimin e të rriturve në vitin 2008 dhe themelimi i Institucionit Publik Qendra për arsimin e të rriturve, e cila në vitin 2009 krijoi dhe implementon politikat për arsimin e të rriturve, janë dëshmi se Maqedonia  punon dhe vepron me dedikim në këtë sferë, potencoi Ministri Ademi.

Ministri Ademi u falënderua Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës dhe Institucionit Publik Qendra për arsimin e të rriturve, si edhe partnerëve të tjerë të cilët organizojnë evenimente në kuadër të këtij manifestimi.

- Një falënderim të veçantë do të dëshiroja të drejtoj për DVV Internacional nga Boni, Gjermania, si financues kryesor, i cili 11 vjet në aspektin financiar mbështet këtë eveniment, ndërsa me praninë dhe punën e tij në Republikën e Maqedonisë, tanimë plot 16 vjet jep kontribut për zhvillimin e arsimit të personave të rritur në vendin tonë. Mbështetja e Republikës Federale të Gjermanisë është me rëndësi të veçantë për avancimin e shtetit tonë dhe afrimin e tij kah Bashkimi Evropian, shtoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook