Në pajtim me nenin 42 të Ligjit për arsim të mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016, 127/2016, 67/2017 dhe 64/18), Ligjit për arsim dhe trajnim profesional („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 71/2006, 117/2008, 148/2009, 17/2011, 24/2013; 137/2013, 41/2014, 55/2016 dhe 64/2018) dhe („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 275/2019 ), Ligji për akademinë e sportit („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 115/2014, 129/2015, 146/2015, 30/2016 dhe 142/2016 dhe 64/2018) dhe Ligjit për gjimnazin Matematiko-Informatikë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr.64/2018), Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen ndryshimin dhe plotësimin e Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2020/2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pjesën e numrit të nxënësve dhe kushtet për regjistrimin e nxënësve dhe atë:


1. Në Kapitullin I. NUMRI I NXËNËSVE, numri rendor 74 Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Skllodovska” fjalët:

Në vitin e parë do të regjistrohen 510 nxënës në 15 paralele (306 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 204 nxënës në 6 paralele me mësim në gjuhën shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për:
zëvendësohen me fjalët „Në vitin e parë do të regjistrohen 578 nxënës në 17 paralele (306 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 272 nxënës në 8 paralele me mësim në gjuhën shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për“:
Nën tabelën për profilet arsimore nga profesioni kimiko-teknologjik shtohet alineja e re si vijon:
- teknik ushqimor shq. 34 nx. 1 par. pr. 4 v. minimum 45 pikë
Në tabelën për profilet arsimore nga profesioni i shëndetësisë të alinesë 3 fjalët 1 par.
zëvendësohen me fjalët „2 par.“

2. Në Kapitullin I. NUMRI I NXËNËSVE, numri rendor 75 Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit „Zdravko Cvetkovski“
në tabelën për profilet arsimore nga profesioni ndërtimtari-gjeodezi në alinetë 13, 14, 15, 16 fjalët pr. 2 v.
zëvendësohen me fjalët „pr. 3 v.“
3. Në Kapitullin II. KUSHTET PËR REGJISTRIM TË NXËNËSVE, në paragrafin 11 sipas alinesë 7 shtohen dy alinetë, që vijojnë:
- „SHMK„Koço Racin„ - Veles, futboll“;
- SHMK„ Gostivar“ - Gostivar, futboll“.

Shkollat janë të detyruara shpalljet interne t’i harmonizojnë me këtë ndryshim dhe plotësim të Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2020/2021.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook