K O N K U R S

për ndarjen e bursave njësemestrale për studime paradiplomike/diplomike dhe specializime në Republikën e Kroacisë për vitin akademik 2020/2021

1. Dy (2) bursa njësemestrale për studime paradiplomike/diplomike për studimin e Gjuhës dhe letërsisë kroate. Kandidatët të cilët dëshirojnë të paraqiten për këtë bursë, është e nevojshme të jenë studentë të cilët kanë të kryer minimum dy semestra në katedrën për gjuhë dhe letërsi kroate, studentë në katedrën për gjuhë dhe letërsi kroate, që punojnë në tezat e tyre të diplomës, ose studentë të regjistruar në ciklin e dytë të studimeve 
2. Deri në tetë (8) muaj bursë për qëndrim studimor, me kohëzgjatje të ndarë prej 1-2 muaj.
Kandidatët të cilët dëshirojnë të paraqiten për këtë bursë është e nevojshme të jenë magjistër ose doktorë të shkencës nga të gjitha fushat shkencore.
3. Dy (2) bursa për kurs veror të gjuhës dhe letërsisë kroate në kuadër të Shkollës sllave të Zagrebit. 
Kandidatët që dëshirojnë të paraqiten për këtë bursë është e nevojshme të jenë studentë të sllavistikës, përkatësisht të gjuhës dhe letërsisë kroate, asistentë dhe profesorë nga katedra për gjuhë dhe letërsi kroate ose nga institucionet tjera shkencore, që e hulumtojnë gjuhën dhe letërsinë kroate, si edhe përkthyes dhe lektorë.

Dokumentacion i nevojshëm për aplikim:

Për pikën 1 janë të nevojshme dokumentet në vazhdim:
1. Formular për aplikim; (Formulari i plotësuar është i nevojshëm të dorëzohet edhe në formë elektronike) në https://www.mobilnost.hr/scholarship_application/
2. Fotografi nga Letërnjoftimi, vendosur në Formularin për aplikim;
3. Fotokopje të pasaportës;
4. CV, (format evropian)
5. Kopje të dy semestrаvе të fundit në institucionin e vendit ( kopje nga studimet deridiplomike/diplomike , (kopje nga programi BA/BSc); 
6. Letër motivimi;
7. Rekomandim nga institucioni përkatës i vendit, të vërtetuar dhe të nënshkruar nga personi përgjegjës; 
8. Vërtetim se është student i rregullt;
9. Vërtetim mjekësor për gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Për pikën 2 janë të nevojshme dokumentet në vazhdim:
1. Formular për aplikim; ( Formulari i plotësuar është i nevojshëm të dorëzohet edhe në formë elektronike) në http://www.mobilnost.hr/scholarship_application/
2. Fotografi nga Letërnjoftimi, vendosur në Formularin për aplikim;
3. Fotokopje të Pasaportës;
4. CV, (format evropian)
5.Lista e publikimeve;
6. Kopje e Diplomës me titullin më të lartë që posedon kandidati së bashku me një dokument shoqërues përkatëse nga partneri;
7. Plan i punës preciz dhe i hollësishëm maksimum 2 faqe; 
8. Certifikatë për njohjen e gjuhës kroate - përveç nëse është rënë dakord që programi i propozuar të jetë në gjuhë tjetër. ( të bashkëngjitet në letrën e ftesës);
9. Dy rekomandime nga profesorë kompetentë/ ekspert nga fusha e hulumtimit;
10. Ftesë nga ana e Institucionit në Kroaci;
11. Vërtetim mjekësorë.

Për pikën 3 janë të nevojshme dokumentet në vazhdim:

1. Formular për aplikim; ( Formulari i plotësuar është i nevojshme të dorëzohet edhe në formë elektronike) në http://www.mobilnost.hr/scholarship_application/
2. Fotografi nga Letërnjoftimi, vendosur në Formularin për aplikim;
3. Fotokopje të Pasaportës;
4. CV, ( format evropian)
http://europass.cedefop.europa.eu/europass/home/hornav/Downloads/EuropassCV/CVTemplate.csp
5. Vërtetim që është student i rregullt të lëshuar nga institucioni amë (për studentë) dhe Kopje të Diplomës me titullin më të lartë që posedon kandidati;
6. Letër motivimi;
7. Letër rekomandimi
8. Dëshmi për njohjen e gjuhës kroate (minimum A2)

Sigurimi shëndetësor i kandidatëve të pranuar bazohet në Marrëveshjen midis Republikës së Kroacisë për Sigurim Social “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 34/1997.
Në pajtim me këtë Marrëveshje, kandidatëve të pranuar iu rekomandohet të sigurojnë dokument, i cili në rast të ndonjë sëmundje do t’i mundësojë mbrojtje shëndetësore në Republikën e Kroacisë. 
Vërejtje:Formulari për aplikim i cili është pjesë përbërëse e këtij Konkursi, përveç formës elektronike, është e nevojshme që të plotësohet dhe të shtypet në dy ekzemplarë, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm. 
Dokumentet e theksuara është e nevojshme në dy kopje të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në e-mail :Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., më së voni deri më 26 prill, 2020.

Informata më të hollësishme për Konkursin e theksuar mund t’i gjeni në linkun
https://mzo.gov.hr/glavni-izbornik-368/highlights/calls-417/scholarships-in-the-republic-of-croatia-call-for-applications-2020-2021/3615
dhe https://www.mobilnost.hr/en/content/bilateral-programmes-of-mobility-in-higher-education/eng-bil. edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , rr. Kirili dhe Metodi, nr. 54, Shkup, tel. 076 485 053, personi për kontakt Aleksandar Tutnovski, е-mail;Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook