Në bazë të nenit 10 paragrafi 1 të Ligjit për Gjimnazin Matematiko-Informatikë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 64/18) dhe Rregullores për mënyrën e kontrollimit të njohurive të nxënësve të provimit pranues për regjistrim në gjimnazin matematiko-informatikë, pikat e rezultateve nga provimi pranues, si dhe minimumin e pikëve për dhënie të provimit pranues („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 54/19), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrje publike për dhënie të provimit pranues të nxënësve tek të cilët ka interesim për regjistrim në gjimnazin matematiko-informatikë në vitin shkollor 2020/2021.

Në Gjimnazin Matematiko-Informatikë regjistrohen nxënës të rregullt që kanë kryer arsimin fillor, që kanë fituar sukses të përgjithshëm më së paku 4,5 nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në arsimin fillor me notë mesatare 5 në lëndët mësimore matematikë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën dhe fizikë nga klasa e tetë deri në të nëntën në arsimin fillor dhe kanë dorëzuar vërtetim me numrin e fituar të pikëve nga provimi pranues.

Provimi pranues përbëhet nga dhënia e testeve në pajtim me programet mësimore të matematikës nga klasa IV deri në të IX dhe programet mësimore të fizikës për klasën e VIII dhe të IX.
Kandidati/kandidatja kontrollohet me shkrim me dy teste të veçanta të matematikës dhe të fizikës dhe secili prej tyre të përmbajë nga katër detyra me përgjigje të ofruara, katër detyra me plotësim dhe katër detyra me procedurë të plotë të zgjidhjes.

Kohëzgjatja e kontrollimit me shkrim për secilën lëndë (matematikë dhe fizikë) do të jetë 120 minuta.

Dhënia e provimit pranues do të realizohet në hapësirat e SHMGJNQSH „Zdravko Cvetkovski” Shkup dhe atë lënda e matematikës më 02.06.2020 me fillim në orën 10 dhe fizikë 04.06.2020 me fillim në orën 10.


MËNYRA E APLIKIMIT TË THIRRJES PUBLIKE

Nxënësit e interesuar duhet të dërgojnë Letër me interes me të dhëna për nxënësin dhe prindin/kujdestarin (emri, mbiemri, shkolla dhe komuna në të cilën do ta kryejë arsimin fillor, numër telefoni të nxënësit, numër telefoni të njërit prind dhe adresë elektronike të nxënësit/prindit), në adresën – Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për arsimin e mesëm, arsimi e të rriturve dhe arsimin e përjetshëm, rr. „Shën Kirili dhe Metodij” nr. 54, 1000 Shkup, me titull “Për Thirrje publike për dhënie të provimit pranues për regjistrim në gjimnazin matematiko-informatikë” dhe në mënyrë elektronike në e-mail adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., më së voni deri më 30.05.2020.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës duke pasur parasysh me situatën e rënduar me COVID 19, mban të drejtën t’i prolongojë datat për dhënien e provimeve, për të cilën të gjithë nxënësit që kanë dorëzuar letër me interes do të jenë të njoftuar në e-mail adresat e tyre.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook