Në bazë të nenit 24-a të Ligjit për arsim të mesëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 37/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 118/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18) dhe Rregullores për mënyrën dhe kriteret e përafërta për organizimin dhe realizimin e garave për nxënës nga lëndë të caktuara në nivel komunal, rajonal dhe nivel shtetërorë në arsimin e mesëm nr. 19-2249/1 të datës 05.03.2013 dhe nr. 20-2928/1 të datës 02.03.2017 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:


K O N K U R S
për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit nga lëndë të caktuara në arsimin e mesëm

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit nga lëndë të caktuara në arsimin e mesëm.
Në Konkurs të drejtë konkurrimi kanë shoqatat e mësimdhënësve të cilët janë të regjistruar si shoqata më së paku tre vite deri në ditën kur parashtrohet kërkesa për organizimin e garave.
Me parashtrimin e Kërkesës për akreditim, shoqatat e mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënësit nga lëndë të caktuara në arsimin e mesëm duhet të dorëzojnë:
1. Dokument për veprimtari të regjistruar nga Regjistri Qendrorë i Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
2. Gjendja momentale e shoqatës së mësimdhënësve të lëshuar nga Regjistri Qendrorë i Republikës së Maqedonisë së Veriu,
3. Bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit të shoqatës të lëshuar nga Regjistri Qendrorë i Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
4. Statuti i shoqatës së mësimdhënësve;
5. Rregullore për organizimin e garave të shoqatës së mësimdhënësve ;
6. Kalendar trevjeçar për realizimin e garave për nxënësit e shkollave të mesme i cili do të përmbajë lëndët mësimore, periudhën kohore për realizimin e garës si dhe mësimdhënësit përgjegjës të cilët do të përfshihen në organizimin dhe realizimin e secilës garë.
Shoqatat e interesuara dokumentacioni i të cilëve është i pa kompletuar ose i dorëzuar jo në kohë nuk do të merret parasysh në procesin e shqyrtimit të mëtutjeshëm dhe akreditimit.
Për organizimin e garave, akreditohet nga një shoqatë e mësimdhënësve ose Lidhje e shoqatave nga një lëndë e caktuar mësimor përkatësishtë lëmi në periudhë prej tre viteve duke filluar nga data e lëshimit të Aktvendimit për akreditim.
Shoqatat e mësimdhënësve të përzgjedhur, përkatësisht Lidhje të shoqatave me rregullore për organizim të garave do të rregullojnë mënyrën e organizimit, si dhe garat për nxënës t'i organizojë nga mësimdhënës të cilët mbajnë mësim nga lëndë e caktuar mësimore, lëndë të ngjashme ose lëmi si dhe të organizojë gara në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore me përjashtim të garave në gjuhë dhe literaturë shqipe dhe gjuhë dhe literaturë turke.
Shoqata e mësimdhënësve ose Lidhja e shoqarave mund të lëshojë vetëm një Diplomë për vendin e parë, të dytë dhe të tretë një nxënësi i cili ka marrë pjesë në gara shtetërore në lëndë të caktuar mësimore, lëndë ose lëmi të ngjajshme, mirënjohje për mësimdhënësin - mentor, ndërsa për pjesëmarrësit e tjerë mund të lëshojë certifikatë për pjesëmarrje në gara.

Të drejtë konkurrimi në këtë Konkurs kanë Shoqatat e mësimdhënësve dhe Lidhjet e shoqatave të mësimdhënësve të cilët nuk kanë marrë akreditim për lëndët e përgjithshme arsimore për arsimin e mesëm - gjimnaz dhe arsimin profesional.

- Gjuhë dhe literaturë maqedonase;
- Gjuhë dhe litaraturë shqipe ;
- Gjuhë dhe literaturë turke;
- Gjuhë italiane;
- Gjuhë klasike;
- Matematikë;
- Histori;
- Gjeografi;
- Fizikë;
- Biznes dhe sipërmarrje;
- Biznes;
- Sport dhe aktivitete sportive;
- Art muzikor/ kulturë;
- Art figurativ;
- Pedagogji;
- Psikologji;
- Hyrje në drejtësi;
- Menaxhment;
- Logjikë;
- Etikë;
- Ekonomi;
- Informatikë, teknologji informatike dhe gjuhë programore.
Lëndët profesionale nga drejtimet në vazhdim:
- Ndërtimtari - gjeozedi;
- Gjeologji-miniera;
- Grafikë;
- Ekonimi- juridik dhe tregëti;
- Shëndetësi;
- Shërbime personale;
- Tekstil- lëkurë;
- Hotelieri-turizëm;
- Pylltari-përpunimi i drurit;
- Elektroteknikë;
- Makineri;
- Komunikacion.

Si dhe lëndët profesionale për Art:

- Art figurativ dhe dizajn.
Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në afat prej 10 ditëve nga dita e shpalljes së Konkursit në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rr. “ Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54 Shkup

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

zamenik-alb-2

Zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës

eduino-alb

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook