Ministria e Arsimit dhe Shkencës në pajtim me nenin 40 të Ligjit Standardi i nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.: 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18) dhe (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” Nr.: 20/19),, organizon provim profesional për edukator të cilët pas skadimit të stazhit të praktikantit kanë për detyrë ta japin atë provim.
Këtë sesion provimi Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta realizojë në periudhën nga 10.03.2020 deri më 20.03.2020.
Në mbështetje të nenit 11 të Rregullore-s mbi mënyrën dhe procedurën gjatë dhënies së provimit profesional për mësues, arsimtar, bashkëpunëtor profesional dhe edukator në shkollë fillore („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/96), edukatorët në shkolla/konviktet e nxënësve, të cilët e kanë përfunduar stazhin e praktikantit dhe i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit profesional dorëzojnë Fletaplikim për dhënien e provimit profesional me dokumentacionin vijues:
1. Certifikatë e përfundimit të stazhit të praktikantit në shkollë/konviktin e nxënësve në kohëzgjatje prej një viti në të cilën do të shënohet afati gjatë së cilit është zhvilluar stazhi i praktikantit, të vërtetuar me numër arkivor të shkollës/konviktit të nxënësve në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit.
2. Mendim nga mentori për punën e praktikantit gjatë stazhit të praktikantit, të vërtetuar me numër arkivor të shkollës/konviktit të nxënësve në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit.
3. Mendim nga organi më i lartë profesional i shkollës/konviktit të nxënësve në të cilën është i punësuar edukatori mbi punën e tij edukativo-arsimore, të vërtetuar me numër arkivor të shkollës/konviktit të nxënësve në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit.
Shkolla/konvikti i nxënësve në të cilën punon praktikanti të bëjë verifikimin se për të satën herë (e parë, e dytë etj.) praktikanti i nënshtrohet provimit dhe po të njëjtën e shënon tek mendimi i këshillit arsimor.

4. Detyrë shtëpie me shkrim (në dy kopje). Temën e zgjedhur për punimin e detyrës së shtëpisë edukatori duhet ta hulumtojë dhe përpunojë nga aspekti i zbatimit praktik të saj të drejtpërdrejtë në punën arsimore në fushën më të ngushtë profesionale të edukatorit. Për edukatorët të cilët mësimin e realizojnë në gjuhët e komuniteteve, një kopje të detyrës së shtëpisë me shkrim e dorëzojnë në gjuhën e komunitetit përkatës dhe një kopje në gjuhën maqedonase.

5. Raport nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor për stazhin e punës të realizuar të edukatorit në një vit të kalendarit.

6. Diplomë ose Certifikatë e mbarimit të arsimit përkatës (në origjinal ose kopje e vërtetuar në noter).
7. Certifikatë e përgatitjes pedagogjike-psikologjike dhe metodike të marrë në universitet të akredituar (vetëm për praktikantët të cilëve iu duhet përgatitja në fjalë, në përputhje me normativin për kuadër arsimor nga programi arsimor). (në origjinal ose kopje e vërtetuar në noter).

8. Kopje e fletëpagesës së mjeteve të paguara për dhënien e provimit profesional (fletëpagesa në origjinal).

Fletaplikimi me dokumentacionin e kompletuar dorëzohet VETËM PËRMES POSTËS pranë MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS me adresë në rr. “Shën Kirili dhe Metodij” nr.54., 1000 Shkup, më së voni deri më 20.03.2020 (e premte).

Kandidatët për dhënien e provimit profesional paguajnë mjete në lartësi prej 1.600,00 denarësh (një mijë e gashtëqind) denarësh në fletëpagesën e plotësuar në këtë mënyrë:

Qëllimi i pagesës: Pagesë për provimin profesional të edukatorit në shkollë/konvikte të nxënësve
Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
Banka e pranuesit: Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Llogaria transakcionale: 1000000000 630 95;
Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor: 160010032978760;
Shifra hyrëse: 723013;
Programi: 30.

VËREJTJE: Pyetjet për verifikimin e diturive të përgjithshme lidhur me rregullativën ligjore-normative dhe të organizimit të veprimtarisë do të jenë nga dispozitat aktuale ligjore nga sfera e arsimit.

Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dërguar jo me kohë nuk do të shqyrtohet dhe po ai do të kthehet.



MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook