Qëllimi i Programit për bashkpunim teknik të ANEA-s është që vendeve anëtare të ju ndihmojë në zhvillimin e programeve të tyre për zbatimin e qëndrueshëm të teknikave nukleare në qëllime paqësore.

Ndihma e ANEA-s realizohet përmes sigurimit të shërbimeve të ekspertëve në fushën përkatëse, trajnimit të kuadrove të përfshirë në realizimin e projektit në qendrat me renome në vendet anëtare të ANEAS-s, simpoziume, seminare, dhe furnizime me pajisje të reja ose plotësimin e pajiseve ekzistuese.
Propozim – projektet duhet të jenë në pajtim me kornizën Programore për bashkpunim teknik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ANEA-s (Country Programme Framework 2019-2023 ), përkatësisht nga fusha:
• Përparimi i infrastrukturës për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria nukleare;
• Menaxhim me hedhurinën radioaktive;
• Sigurim i ushqimit, bujqësi dhe shëndeti i kafshëve;
• Përparimi i mbrojtjes shëndetësore me zbatimin e teknikave nukleare në diagnostikë dhe radioterapi;
• Zbatimi i teknikave izotope në drejtime të ndryshme (ekologji, veterinari, gjeologji, hidrologji etj.)

Aktivitetet projektuese duhet të përfshijnë teknika nukleare aplikative, ndërsa rezultatet nga projektet të dedikohen për shfrytëzuesit e fundit. Projektet nuk guxojnë të përfshijnë hulumtime shkencore bazike, për të cilën ANEA shpall program të veçantë, në korniza të së cilës mund të aplikohet: http://www-crp.iaea.org.

Sipas rregullave të ANEA-s, një projekt që të mund të parasheh furnizim për pajisje vlera e së cilës është mbi 150.000 Euro të jetë i pranuar për financim nga ana e ANEA-s, institucioni që është bartës i projektit është i obliguar që në Fondin për bashkpunim teknik të ANEA-s të paguajë më së paku 50% nga vlera e pajisjes.
Ky dokument/deklaratë është i ashtuquajtur Government cost-sharing, ku vendi shpreh angazhimin e tij për implementimin e suksesshëm të projektit, dhe i njëjti duhet të jetë pjesë përbërëse e dokumentacionit të projektit të parashtruar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Formulari për aplikim në projekt – idenë (Country Programme Note/Proposed Programme), si dhe të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me përgatitjen dhe paraqitjen në projekt - idenë gjenden në ueb faqen: http://pcmf.iaea.org.
Qëllimi është që idea e projektit të prezantohet në formë të shkurtër, ndërsa dokumenti projektues të përgatitet me përkrahjen e ekspertëve nga ANEA, pasi të kaloj evaluimin e nevojshëm nga ana e departamentit përkatës teknik të ANEA-s.

Afati i fundit për parashtrimin e propozimeve (kopje dhe formë elektronike) në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Njësia për bashkpunim ndërkombëtar në arsim dhe shkencë – Zyra për lidhje ANEA është 20 prill 2020.

Personi për kontakt: Juliana Balevska, Oficer kombëtar për lidhje me ANEA,
e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook