Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Bashkimin Evropian i fton të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit në Republikën e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në orën më të madhe në botë 2019. Kjo është iniciativë ku fëmijëve dhe mësimdhënësve të tyre ju mundësohen resurse që të njoftohen dhe të ndërmarrin aksion në lidhje me qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm që ndihmon në ndërtimin e një botë më të prosperuar më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë. 

Ky vit është një vit i veçantë - 30 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve


Duke u bazuar në 30 - vjetorin e Konventës për të drejtat e fëmiut, këtë vit ora më e madhe në botë i fton nxënësit të imagjinojnë botën në të cilën realizohen të gjitha të drejtat e fëmijëve dhe sigurohet një e ardhme e qëndrueshme.


Resurset përfshijnë plan të gatshëm për orë dhe udhëzues për mësimdhënësin në lidhje me mësimin për të drejtat e fëmijëve,- i disponueshëm në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe.


Inkurajojmë të gjithë shkollat të kyçen dhe të realizojnë orën gjatë periudhës prej 21 deri më 31 tetor. 2019. Plani për orën përfshinë 60 minuta dhe mund të organizohet në dy orë shkollore duke ju dhënë kohë të mjaftueshme fëmijëve për të përgatitur perspektivat e tyre “ e ardhëmja e fëmijërisë” duke shkruar artikuj gazetaresk, vjersha, vizatime/ fotografi, rep-këngë, tregime ose me ndihmën e një medie tjetër - për vizionin e tyre për të ardhmen e fëmijërisë.


Mundësi për pjesëmarrje në ngjarjen e ditës botërore të fëmijës


Më 20 nëntor 2019, UNICEF-i dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbështetë ngjarjen “ Për fëmijët, prej fëmijëve” ku në bashkëpunim me kabinetin e kryetarit të Qeverisë, fëmijët do ta marrin rolin e të rriturve. Kjo do të jetë një ditë për ngritjen e vetëdijës dhe përfaqësimit për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballen fëmijët. Ne u japim mundësi të gjithë fëmijëve të jenë pjesë e kësaj ngjarje dhe ftojmë shkollat që t′i ndajnë punimet e nxënësve nga ora më e madhe ( shkrime gazetareske , vjersha, vizatime/fotografi, rep këngë, tregime kreative). 10 punimet më të mira do të prezentohen në ekspozitë ku nxënësit dhe mësimdhënësi do të ftohen që të inkuadrohen dhe të marrin pjesë. Punimet e nxënësve duhet të dorëzohen me ndihmën e formularit online i cili gjendet në www.wll.mk më së voni deri më 5 nëntor.

 

Myths-and-Misconceptions_Final_Alb.pdf

WLL_CRC30_Teachers_Guide_Final_ALB.pdf

WLL CRC30 Lesson - Writing the Future of Childhood_Final_ALB

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook