Për çdo vit akademik Fakulteti për sport në kuadër të Universitetit të Lajpcigut, me mbështetjen e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, organizon kurse ndërkombëtare për profesorë dhe trajnerë të Kulturës fizike në kohëzgjatje prej 5 muajve. Lloji i kurseve ndryshon për çdo vit, ndërsa në vitin 2020 ofrohen kurse për trajner në lëminë: volejboll, atletikë, futboll dhe sport për personat me nevoja të veçanta. 

Të gjitha informacionet e nevojshme, kushtet dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, mund t′i gjeni në linkun në vazhdim: www.itk.uni-leipzig.de.
Fletëaplikimet dorëzohen në Ambasadën e R.F të Gjermanisë në Shkup më së voni deri më 10 gusht 2019, ku kontrollohen nëse dokumentet janë të kompletuara dhe dorëzohen në Universitetin e Lajpcigut.
Ambasada Gjermane Shkup
Rr. “ Lerinska “, nr. 59, 1000 Shkup
Departamenti për Kulturë dhe Arsim
Zyrtar: Hajke Joveski
tel. +389 2 309 38 49
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
www.skopje.diplo.de