Programi Qendror Evropian për këmbim në fushën e studimeve universitare 
(CEEPUS-Central European Exchange Program for University Studies) shpall:
KONKURS

për bursë për vizita studimore në vendet anëtare të Programit CEEPUS

Republika e Maqedonisë së Veriut si nënshkruese e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës,Republikës së Kroacisë, Republikës së Çekisë, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republikës së Moldavisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Sllovakisë, Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës për promovimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë në kuadër të Programit Qendror Evropian për këmbim në fushën e studimeve universitare ( (CEEPUS-Central European Exchange Program for University Studies) ju mundëson institucioneve të larta arsimore të participojnë si partner në gjithsej 43 rrjete nga fusha të ndryshme. Në kuadër të këtyre rrjeteve, kanë mundësi të aplikojnë për bursë studentët e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë dhe profesorët për vizita studimore jashtë Republikës së Maqedonisë. Në CEEPUS rrjetet janë përfshirë edhe universitete e vendeve të lartpërmendura. 
Programi ka për qëllim të promovojë mobilitetin e studentëve dhe kuadrit mësimor, si dhe bashkëpunimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta që shpien deri te diplomat e përbashkëta (Joint degree).
Në vitin akademik 2019/2020janë përfshirë këto institucione të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut:
1. Universiteti “ Shën Kirili dhe Metodi” - Shkup përmes fakulteteve në vijim:
- Fakulteti Filologjik “ Bllazhe Koneski
Katedra për gjuhë dhe letërsi gjermane;
Katedra për gjuhë dhe letërsi italiane ;
- Fakulteti i mjekësisë;
“ - Fakulteti i mjekësisë veterinere:
- Fakulteti i makinerisë;
Instituti i inxhinierisë së prodhimit
- Fakulteti matematiko - natyrorë
Instituti i Kimisë;
Instituti i Etnologjisë dhe Antropologjisë;
Instituti i Gjeografisë;
- Fakulteti i shkencave të bujqësisë dhe ushqim;
- Fakulteti Juridik "Justiniani i parë "
- Fakulteti Ekonomik;
-Fakulteti i Farmacisë,
- Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë,
- Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologj Informatike;
Instituti i Matematikës dhe Fizikës
- Fakulteti Filozofik;
Instituti i Historisë së Artit dhe Arkeologjisë;
Instituti i Filozofisë
Instituti i Pedagogjisë,
Instituti për Punë Sociale dhe Politikë Sociale.
- Fakulteti i Ndërtimtarisë
Katedra e mekanikës dhe e materialeve; 
-Fakulteti i Arteve Figurative
-Fakulteti i Pylltarisë 
2.Universiteti “ Shën Kliment Ohridski” - Manastir përmes fakulteteve në vijim:

- Fakulteti i teknologjive informatike dhe komunikimit-Manastir;
- Fakulteti Juridik - Kërçovë;
- Fakulteti i Turizmit dhe hotelerisë - Ohër, 
- Instituti Hidrobiologjik - Ohër,
- Fakulteti Tekniko-Teknologjik - Veles., 
- Fakulteti Ekonomik - Prilep.
3. Universiteti “ Goce Dellçev” - Shtip përmes fakulteteve në vijim:
- Fakulteti i Bujqësisë;

4. Universiteti Shtetëror i Tetovës-Tetovë përmes fakulteteve në vijim:
-Fakulteti i Shkencave të Medicinës;
- Fakulteti Ekonomik;
-Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Matematikës,
- Fakulteti i Filozofisë,
- Fakulteti i Edukimit Fizik, 
- Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të ushqyerit
5. Universiteti për shkenca informatike dhe teknologjike “ Shën Apostol Pavle” - Ohër 

- Fakulteti për sistem të informatikës, vizualizim , digjital, multimedial dhe teknikë e animacionit

6. Instituti Euro - Ballkan -Shkup,
-Studimet e Evropës Juglindore;
7. Kolegji Amerikan - Shkup
- Gjuhë të huaja; 
8. Fakulteti i Ekonomisë së Biznesit – Shkup
9.Universiteti Sllav Ndërkombëtar ""GR Derzhavin" - Sveti Nikollë
- Fakulteti i Inxhinierisë së Sigurisë.
10. Universiteti “Nënë Tereza “- Shkup
- Fakulteti i Shkencave Teknike,
- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës,
- Fakulteti i shkencave të teknologjisë.,

Mënyra e vetme e aplikimit është online në www.ceepus.info

Afati i fundit për aplikim për semestrin e dimrit në vitin akademik 2019/2020 është 15 qershor 2019 dhe për semestrin e verës në vitin akademik 2019/2020 është 31 tetor 2019.

Për informacione më të hollësishme drejtohuni në Zyrën Kombëtare CEEPUS pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në kontakt telefonin 02/ 3140185 ose e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.,.