Komisioni Evropian - Drejtoria për arsim, rini, sport dhe kulturë shpall thirrje publike për aplikime për mobilitet në arsimin profesional dhe trajnim. Qëllimi kryesor i pilot-thirrjes është të kontribuojë në përmirësimin dhe modernizimin e sistemeve të arsimit profesional dhe trajnim në vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe Afrikë, si dhe për të forcuar lidhjen ndërmjet arsimit profesional dhe tregut të punës.

Në veçanti, qëllimi i kësaj thirrjeje është përforcimi i kapaciteteve të ofruesve të arsimit profesional dhe trajnimit në vendet kandidate të BE (lot 1) dhe Afrikë (lot 2) duke promovuar aktivitetet e mobilitetit me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe kompetencave të arsimit profesional dhe trajnimit të mësuesve, nxënësve, menaxherëve, si dhe përmirësimin e perspektivave të punës për studentët e rinj.

Lloji i aktiviteteve të cilat janë të pranueshme sipas thirrjes për Lot 1:
- Masat e mobilitetit që përfshijnë identifikimin e grupit i synuar i të punësuarve, menaxherëve dhe nxënësve,përgatitjen e programeve të trajnimit me rezultatet e pritura nga të mësuarit dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve

-Aktivitetet për mobilitet si:
o Mobiliteti i nxënësve nga ofruesit e arsimit profesional dhe trajnimit dhe i kompanive ose jashtë vendit nga 2 javë deri në 3 muaj
o Mobiliteti më afatgjatë i nxënësve nga ofruesit e arsimit profesional dhe trajnimit ose i kompanive jashtë vendit (Erazmus Pro-type mobility 13) është nga 3 deri në 12 muaj
o Mobiliteti i stafit, duke përfshirë:

- Ligjëratë / trajnime jashtë vendit - ky aktivitet i mundëson të punësuarve nga ofruesit e arsimit profesional dhe trajnimitl për të dhënë mësim nga ofrues partner jashtë vendit. Ai gjithashtu u lejon punonjësve të kompanisë të trajnohen nga ofrues të arsimit profesional dhe trajnimit jashtë vendit
- Trajnimi i stafit jashtë vendit - ky aktivitet mbështet zhvillimin profesional të mësimdhënësve për arsim profesional dhe trajnim duke iu referuar punës ose vëzhgimit në kompani apo ofrues tjetër të arsimit profesional dhe trajnimit jashtë vendit
- Kohëzgjatja për mobilitet të stafit për këtë qëllim varet nga lloji i aktivitetit dhe është i kufizuar deri në 3 muaj

 Aktivitetet e mobilitetit do të përqëndrohen tek nxënësit dhe stafi që vijnë në BE dhe nuk largohen nga BE (të cilat do të kufizohen vetëm në stafin)
Mobilteti për qëllime të trajnimit dhe ri- trajnim do të kufizohet për të punësuarit vendeve jo-anëtare të BE-së. Gjithashtu, disa nxënës nga Serbia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut të cilët tashmë kanë përdorur mundësitë e programeve Erasmus nuk kanë të drejtë për mobilitet përmes këtij programi. E njëjta vlen edhe për trajnimin dhe ri-trajnimin e stafit
 Konferenca, seminare
 Trajnime
 Komunikime, aktivitete për ngritjen e vetëdijes dhe ndarjen e informacionit në nivel kombëtar dhe rajonal
 Aktivitete për krijimin dhe zhvillimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e praktikave të mira
 Hartimi, analizimi dhe kërkimi i praktikave më të mira për zhvillimin e programeve të ardhshme gjithëpërfshirëse të mobilitetit në arsimin profesional dhe trajnim

Afati i fundit për aplikim është 14 maj 2019 (deri në orën 12:00)

Më hollësishtë në lidhje me thirrjen dhe mundësitë për aplikim mund të gjenden në linkun:
https://ec.europa.eu/education/resources-and-tools/funding-opportunities/vet-mobility-pilot-2019_en

 

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook