Detyrimin për të sqaruar veprimet në kundërshtim me ligjin dhe procedurat, kryetari i Gostivarit e zëvendëson me dezinformim, spekulim dhe, mjerisht, edhe me keqpërdorim skandaloz të ngjarjeve të fundit tragjike.

MASH shpreh keqardhje të thellë nga sjelljet recidive antiligjore të kryetarit të komunës së Gostivarit, që në vazhdimësi dëmtojnë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe, në përgjithësi, qytetarët e Gostivarit.

Realiteti është se, pas inspektimeve të realizuara nga e Inspektorati Shtetëror i Arsimit në Komunën e Gostivarit, u konstatuan parregullsitë identike për të cilat tani më njëherë udhëheqësisë së Komunës iu morën kompetencat në sferën e arsimit. Për këtë arsye, MASH është e obliguar të ndërmarrë masat për të cilat e obligon ligji, në drejtim të marrjes së përkohshme të kompetencave të Komunës në aspekt të emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve në shkollat e mesme dhe fillore.

Më saktësisht, atë që e konstatoi inspektimi në këtë komunë është, si vijon: mosrespektim i dispozitave ligjore nga ana e kryetarit të Komunës në procedurat e emërimeve dhe shkarkimeve të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme; shkarkimet e drejtorëve, sipas asaj që është konstatuar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit janë kryer pa procedurat e parapara me ligj, ndërsa emërimet e drejtorëve të rinj, të cilat jo vetëm që nuk kanë plotësuar kushtet dhe kriteret për këto pozita, janë kryer duke mos respektuar procedurat e parapara me ligj.

Po ashtu, u konstatuan edhe situata kur drejtorë të caktuar u shkarkuan edhe nga dy herë nga Kryetari i Komunës. Edhe atë, herën e parë, pa respektim të procedurave, ku pas vërejtjes së Inspektoratit z. Taravari i ktheu në detyrë, për t’i shkarkuar përsëri të njëjtit vetëm pas gjashtë ditëve, pa respektim të ndonjë procedure. Pas shkarkimit të parë të drejtorëve, Inspektorati konstatoi se u emëruan drejtorë që nuk plotësonin kushtet sipas ligjit, dhe të njëjtit që nuk plotësonin kushte u riemëruan si drejtorë edhe pas shkarkimit të dytë të drejtorëve të zgjedhur në mënyrë ligjore.

Me keqardhje konstatojmë se kjo është vetëm një përsëritje e situatës nga viti i kaluar, kur së njëjtës Komunë iu morën kompetencat për arsye të njëjta. Këto kompetenca MASH-i ia ktheu Komunës së Gostivarit në momentin kur parregullsitë u eliminuan. Dhe, pas procedurës së kthimit të kompetencave për arsim në Komunë dhe tek kryetari i saj kemi përsëritje të shkeljeve ligjore.
Masat e marra nga ana e MASH janë me afate të definuara, brenda të cilave parregullsitë do të eliminohen.

Apelojmë deri tek Komuna, kryetari i saj si dhe udhëheqësia e kësaj komune, të mos bëjnë akuza të bazuara vetëm në qëllimet e tyre politike, të mos inkuadrojnë politikën në procesin edukativo-arsimor, për shkak se dëm në këtë situatë u shkaktohet vetëm nxënësve dhe procesit edukativo-arsimor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook