Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë ndan bursa për studime pasdiplomike ( magjistraturë dhe doktoraturë) për shtetasit e huaj në institucionet e larta arsimore në Republikën e Greqisë, për vitin akademik 2018-2019.

1.Të drejtë aplikimi:

Shtetasit e huaj me origjinë greke dhe me origjinë jo greke të cilët jetojnë jashtë vendit


2. Kohëzgjatja e bursës

- Një vit akademik për marrjen e Certifikatës për njohjen e shkëlqyeshme të gjuhës greke, nëse është e nevojshme ;
- 2 vite për studime , ndërsa me vendim të E1 Drejtoria mund të miratojë një vit akademik shtesë ( maksimum).

3. Bursa përfshinë:

- 700 euro ndihmë të njëhershme;
- 368 euro bursë mujore;
- Shkollim falas;
- Tekste shkollore falas, me përjashtim të teksteve për mësimin e gjuhës greke;
- Kujdes shëndetësor falas.

4. Kushtet:

- Bursa për studentët e gjuhës greke rinovohet me kusht që shfrytëzuesi i bursës të pajiset me Certifikatë për gjuhën greke në qershor ose shtator;
- Shfrytëzuesit e bursës janë të obliguar që rregullisht t′i ndjekin studimet, të arrijnë rezultate të kënaqshme , suksese të vazhdueshme;
- Bursa mund të ndërpritet në çdo kohë në rast të suksesit jo të kënaqshëm , për sjellje të paligjshme dhe të pahijshme të shfrytëzuesit të bursës.

5. Dokumentet e nevojshme për aplikim

- Formular për aplikim me zgjedhjen e tre programeve studimore;
- CV;
- Diplomë për përfundimin e arsimit të lartë:
- Certifikatë për njohjen e gjuhës greke ( nëse posedon);
- Vërtetim të lëshuar nga institucionet e larta arsimore greke ku vërtetohet se kandidati pranohet në studime të magjistraturës ose doktoraturës;
- Së paku dy rekomandime;
- Dokument të shtetësisë për kandidatin, prindërit dhe prejardhjen, të lëshuar nga organet shtetërore përkatëse;
- 1 fotografi;
- Kopje të gjitha faqet e pasaportës.

6. Kandidatët me dokumentet e pakompletuara ( të theksuara më lartë) nuk do të pranohen

Në vazhdim është formulari për aplikim dhe informacionet më të hollësishme për kushtet për aplikim në gjuhën angleze.


Formularët për aplikim dhe dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen personalisht në Zyrën për lidhje të Republikës së Greqisë në Shkup, ku do të realizohet intervista me secilin kandidat individualisht, ndërsa afati i fundit për aplikim është 25 korrik 2018.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook