Zgjerimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e arsimit ishte fokusi i takimeve jo formale që ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi realizoi me ministrat e Arsimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, Lindita Nikolla, Shukri Bytyqi dhe Damir Shehoviç.

Gjatë takimeve të gjitha palët shprehën interes dhe gatishmëri për të shkëmbyer përvoja dhe bashkëpunim më të madh duke iniciuar projekte dhe aktivitete të përbashkëta në të gjitha nivelet dhe në të gjitha segmentet arsimore, veçanërisht në arsimin e lartë dhe shkencë, ku nga pikëpamja e përbashkët ekziston mundësia e rritjes së lëvizshmërisë së kuadrit mësimor, shkëmbimin e studentëve dhe realizimin e më shumë projekteve dypalëshe-kërkimore shkencore.

Përndryshe, takimet u mbajtën gjatë takimit të shtatë të ministrave që është mbajtur dje dhe sot në Bruksel , organizuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Platformës për Arsim dhe Trajnim të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Platforma për Arsim dhe Trajnim të vendeve të Ballkanit Perëndimor u përpilua në vitin 2012 dhe synon të iniciojë bashkëpunim më të madh midis institucioneve të sistemit në të gjitha vendet e rajonit me qëllim të shkëmbimit të shembujve dhe përvojave pozitive, për të identifikuar sfidat arsimore dhe të sigurojë një qasje të përbashkët për tejkalimin e tyre.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook