“Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës - ALBIZ në vazhdimësi është duke promovuar nivel të lartë të ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë shoqërore të kompanive anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, të cilat, në fakt, janë themeluese të këtij fondacioni dhe të cilat janë të përkushtuara në zhvillimin e më shumë sferave, si në arsimin formal, arsimin joformal, sportin dhe kulturën”.

Këtë e ka theksuar zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në ndarjen e bursave për studentët të cilat Fondacioni ALBIZ i siguroi për vitin akademik 2017/2018, duke shtuar se përgjegjësia dhe pritjet janë më të përqendruara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, por se në gjithë këtë proces, me rëndësi të veçantë janë përpjekjet dhe aktivitetet e të gjithë aktorëve shoqërorë që kanë interes, dëshirë dhe mundësi për të ndihmuar në çfarëdo forme në përforcimin e procesit edukativo-arsimor në vend.

Ai ka falënderuar Fondacionin që edhe këtë vit ka ndarë mjete financiare për përkrahjen e të rinjve të cilët kanë vendosur të fitojnë njohuri akademike, duke e veçuar këtë si shembull pozitiv shoqëror dhe ka uruar që të vazhdojë edhe në të ardhmen tradita e bursave për nxënësit dhe studentët.

“Më vjen mirë që së bashku do ta shtojmë dhe zgjerojmë sistemin e bursave  - sistem ky që është ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe i cili ofron dhjetëra lloje të ndryshme të bursave dhe mbështetje financiare për kategori të ndryshme të nxënësve dhe studentëve nga Republika e Maqedonisë që vendosin të studiojnë këtu te ne dhe jashtë vendit, edhe atë duke filluar nga bursa për nxënës dhe studentë nga familjet me status të rrezikuar social dhe material deri te bursat për nxënësit dhe studentët të cilët kanë talent të jashtëzakonshëm dhe që janë regjistruar në ndonjërin nga institucionet e larta arsimore me renome botërore në njërin nga 100 universitetet më të mira”, theksoi zëvendësministri Ademi. Ai shtoi se Qeveria është e vendosur që të inkorporojë lloje të reja të bursave për edukimin e të rinjve, duke veçuar bursat për studentët që do të vendosin të regjistrohen në programet studimore për mësues të grupit klasor.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook