Të nderuar,

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se sot janë shpallur rezultatet preliminare nga Konkursi për pranimin e nxënësve në konviktet publike për nxënës në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018.
Njoftojmë se të gjithë nxënësit të cilët kanë aplikuar në Konkurs janë pranuar përveç atyre të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e kompletuar. Pas publikimit të listave me nxënës të ranguar në Konvikt nxënësit kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditëve, e cila doërzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri te Komisioni për konvikte të nxënësve  për  shkollat e mesme.
Pas përfundimit të afatit për parashtrimin e ankesave më 27.07.2017, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë listen përfundimtare të nxënësve të pranuar në konviktet për nxënës.
Nëse mbeten vende të lira për akomodim në ndonjë konvikt të caktuar atëherë aplikimi elektronik do të jetë aktiv prej  28.07 deri më  04.08.2017 ose derisa të mbesin  vende të lira, me çrast Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht në ueb faqe do të publikojë listë me nxënës të pranuar.  Nxënësit të cilët do të parashtrojnë aplikim elektronik, dokumentacionin e kompletuar duhet ta dorëzojnë prej 7.08 deri më 11.08.2017 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Informacione për dokumentacionin e nevojshëm dhe Konkursin mund t′i gjeni këtu.
Informacionet më të hollësishme për parashtrimin e Ankesës apo konkursit mund të gjenden në facebook  e MASH-it, në telefonin  02/ 3140 -147, ose në adresën elektronike në vazhdim Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Lista preliminare për pranimin e nxënësve:

1. „Mirka Ginova” - Manastir

2. „Llazar Llazarevski” - Manastir

3. „Kërste P. Misirkov” - Kavadar

4. „Prof. Mijallkoviq” - Kumanovë

5. „Boro Menkov” - Kriva Pallankë

6. „Vanço Pitosheski” - Ohër

7. „Koço Racin” - Sveti Nikollë

8. „Dimitar Vllahov” - Strumicë

9. „Zdravki Cvetkovski” - Shkup

10. „Dr. Pançe Karagjozov” - Shkup

11. „Shën Naum Ohridski” - Shkup

12. „Dimitar Vllahov”3 RO - Shkup

13. „Partenie Zografski” - Shkup

14. „Iskra“ - Shtip

 

 

Me respekt,
Ministria e Arsimit dhe Shkencës

ministerka-slika-al

 Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

zamenik-al

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook