Pres - konferenca e VMRO-DPMNE-së dhe kritikat për rebalancin e buxhetit janë drejtuar në adresë të gabuar. E drejtë do të ishte sikur të kthehen tek ministrat e tyre të mëparshëm dhe kryetarët e komunave aktual dhe prej tyre të kërkojnë llogari për krimin  si dhe për obstruksionet momentale të të gjitha proceseve në arsim të cilat shpien në shkurtimin e disa pikave të caktuara.

Qeveria e më parshme në 5 muajt e parë të vitit 2017 realizoi buxhet për investime mesatarisht 6 % prandaj është e pamundur që gjatë muajve të ardhshëm të realizohen 94 % nga buxheti i planifikuar.

Qeveria e mëparshme në 5 muajt e parë të vitit nga buxheti i planifikuar ka bërë shpenzime të marramendëse për reprezantacion në vlerë prej 114,223 euro , ose mbi 7 milion denarë gjegjësisht 92,61 %.

Mjetet e parapara për renovimin e shkollave fillore dhe të mesme si dhe ndërtimin e sallave sportive janë shkurtuar nga arsyeja sepse komunat të cilat udhëhiqen mbi 90 % nga VMRO-DPMNE -ja nuk japin pëlqim për ndërtim kështu që me vetëdije dhe qëllimisht e pengojnë tërë procesin.

Procedura për pajisjen e shkollave me tableta, ende nuk është filluar. Çfarë ka pritur Qeveria e mëparshme ? Përse nuk është shpallur tenderi i cili duhet të jetë ndërkombëtar dhe për të cilin procedura administrative zgjat prej 3 deri në 6 muaj para se të miratohet, e cila ende nuk është filluar, dhe jo të shënoj fazën e realizimit.

Gënjeshtër është se janë shkurtuar mjetet e universiteteve ekzistuese, janë shkurtuar mjetet e universitetit Damjan Gruev për të cilin që në fillim ishim transparent se nuk do të filloj me punë.

Me prolongimin e programit të Kembrixhit në shkollat e mesme qytetarëve ju kursyem qindra miliona sepse Marrëveshjet e dëmshme ishin të drejta ekskluzive të kompanive të privilegjuara ku MASH-it i shisnin tekst shkollor nga 900 denarë.

Përkthimet e literaturës profesionale janë të njohura për qytetarët, kështu që krimet në kuadër të këtij projekti me siguri do të jenë sfidë në punën e organeve inspektuese. Konviktet e studentëve ngulfaten nga borxhe e lëna 10 vitet e kaluara si dhe mbi 300 milion denarë në punën joserioze dhe kriminale të Qeverisë së mëparshme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës parasheh 35 milion denarë të tjera për standardet e studentëve dhe 10 milion denarë për standarde të nxënësve të cilat dedikohen për bursa të nxënësve dhe shkollim.

Ne investojmë në arsim cilësor dhe investojmë në kapitalin njerëzor. Agjendat kriminale nuk na interesojnë, ndërsa opstruksionet nuk do të na lëkundin. VMRO-DPMNE-ја mund të vazhdojë të fundoset, politikat destruktive në arsim përfunduan, për të mirën e nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve.

ministerka-slika-al

 Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

zamenik-al

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook