Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, sot realizoi takimin e parë me grupin punues  për përcaktimin e mundësisë  për ndryshimin e Ligjit për arsim të lartë. Në grupin punues, përveç përfaqësuesve të universiteteve shtetërore dhe private dhe sindikatave nga fusha e arsimit morën pjesë edhe përfaqësues nga Plenumi i studentëve dhe profesorëve.

Deskoska theksoi se qëllimi i takimeve me grupin punues është që të bëhet ligj  i ri ku do të përfshihen të gjitha aspektet e statusit, organizimi i  universitetit, kompetencat e Senatit, mënyra e udhëheqjes së fakultetit, statusi i mësimdhënësve, mënyra se si  studentët do të organizohen në kuadër të universitetit dhe precesi i nostrifikimit të diplomave. 

Qëllimi është që të bëjmë një ligj të ri për arsimin e lartë sepse ligji ekzistues tani më  ka pësuar  ndryshime të mëdha përkatësihtë është i  palexueshëm dhe konfuz. 

Madje ekspertët ligjor e kanë shumë të vështirë  të gjejnë se cila  dispozitë kur hyn në fuqi duke marrë parasysh atë se Qeveria e mëparshme bënte ndryshime ligjore të  cilat ishin të pamenduara dhe vazhdimisht bënte ndryshime ku prolongonte ndryshimet”  theksoi Deskoska. 

Deskoska shtoi se nuk do të përshpejtohet në sjelljen e Ligjit, dhe se përparësi do t′i jepet debatit cilësor me ç′rast do të arrihet deri te vendimet më të përshtatshme. Sipas ministres Ligji i  ri do të sillet deri në fund të vitit. 

 

 

ministerka-slika-al

 Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

zamenik-al

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook