Projekti rajonal organizuar nga KulturKontakt-Austri u mbajt në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, në bazë të memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë dhe KulturKontaktit të Austrisë.

Qëllimi i projektit fillimisht ishte trajnimi i trajnuesve të cilët më pas vazhduan me mbajtjen e trajnimeve për mësimdhënës për realizimin e suksesshëm të mësimit për biznes dhe sipërmarrje.
Ministri i arsimit dhe shkencës z. Pishtar Lutfiu theksoi se zhvillimi i frymës së sipërmarrjes tek të rinjtë është më se i nevojshëm duke filluar nga sistemi arsimor përkatësisht, duke vazhduar në kontekst të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Arsimi për sipërmarrësi ka zënë një vend të rëndësishëm në prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kreativiteti dhe inovacionet janë të nevojshëm në çdo sferë të jetës shoqërore dhe ekonomike të Republikës së Maqedonisë, prandaj Ministria e Arsimit në kontinuitet ka ndërmarrë masa me të cilat arsimi për sipërmarrësi të praktikohet si pjesë e procesit të rregullt mësimor. Për të arritur këto qëllime, është e domosdoshme që si në aspektin teorik po ashtu edhe në aspekt praktik, arsim cilësor për sipërmarrje i cili do të ndihmojë në aftësimin e të rinjve në të menduarit në mënyrë më aktive dhe më inovative. Në këtë drejtim, në vitet e fundit kemi bërë disa hapa të rëndësishëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha segmentet në sistemin tonë arsimor. Përkatësisht, aprovimi erdhi pas ndryshimeve të iniciuara në përmbajtjet mësimore nga 6 lëndë në arsimin fillor nëntëvjeçar, përkatësisht përmes futjes së temave nga fusha e sipërmarrjes dhe inovacionit. Është futur lënda “Inovacione” si lëndë e veçantë në klasën e nëntë ndërsa në arsimin e mesëm është futur lënda biznes dhe sipërmarrje i cili mësohet në gjimnaz dhe në drejtimet profesionale.

Ministri Lutfiu ne fund falenderoi për kontributin KulturKontakti nga Austria, i cili përmes këtij projekti rajonal arriti të trajnojë rreth 72 mësimdhënës ndërsa në rrjedhë është trajnimi i 27 mësimdhënësve. Poashtu shfrytëzoj rastin që t'ju falemnderohem të gjithë mësimdhënësve në veçanti pjesëmarrësve të këtyre trajnimeve kushtuar trendeve bashkëkohore në arsimin për sipërmarrje përkushtuar mënyrës së realizimit të programeve të reja mësimore të cilët e përcaktojnë interesimin për avancim të vazhdueshëm profesional dhe avancimin në atë që e punojnë, theksoi Lutfiu.

ministerka-slika-al

 Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

zamenik-al

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook