Shoqata e Implantologëve Shqiptarë të Maqedonisë e organizoi Simpoziumin e I-rë Ndërkombëtar në Shkup me temë: “Strategies for Predictable Implant Therapy”,

Me ftesë të Shoqatës së Implantologëve Shqiptarë të Maqedonisë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Pishtar Lutfiu, mori pjesë në hapjen e simpoziumit që u organizua me datë 14 Maj 2017 në hapsirat e Hotel Bushi Resort në Shkup.

Duke përshendetur organizimin e simposiumit Ministri Lutfiu tha se nga ky mjedis ku kultivohen së bashku frymëzimi, përkushtimi, pasioni jo vetëm për të qenë pjesë e një profesioni të nderuar dhe fisnik si ai i mjekut apo stomatologut, por për të kapërcyer çdo vështirësi në emër të jetës njerëzore, si Ministër i Arsimit dhe bartës i përgjegjësive shteterore, më e pakta që mund të bëjmë për shkencëtarët, organizatat, shoqatat jo-qeveritare, është krijimi i kushteve dhe mbështetja e simpoziumeve të këtilla shkencore, me qëllim që tu japim një shansë qoftë profesionistëve, qoftë edhe mjekëve në praktikë, që të mësojnë metodat inovative dhe të avansuara që praktikohen nëpër botë, dhe ti sjellim në vendin tonë, gjithmonë për të qenë sa me afër në shërbim të qytetarëve.

Midis tjerash Ministri Lutfiu theksoi: “Në një botë ku burimet për kërkime mjekësore po kufizohen përherë e më tepër, mjekët dhe shkencëtarët e vendit tim kanë nevojë për mundësitë që ofrojnë pikërisht organizata të tilla sic është Shoqata e Implantologëve Shqiptarë të Maqedonisë që është pjesë e Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, në bashkëpunim me British Academy of Implant and Restorative Dentistry, dhe shpresoj që ky eveniment mos të jetë i fundit, por të shëndrohet në një traditë vjetore.”

ministerka-slika-al

 Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

zamenik-al

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook