Në bazë të nenit 13-b paragrafi 3 të Ligjit për tekste shkollore për arsim fillor dhe të mesëm (“ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15 dhe 30/16), Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup, publikon


THIRRJE PUBLIKE

për dorëzimin e teksteve të huaja shkollore të adaptuara për gjimnaz, arsim të mesëm profesional trevjeçar dhe katërvjeçar


(1) Lënda e Thirrjes publike: Dorëzimi i kërkesave për miratimin e testeve të huaja shkollore të adaptuara për lëndët mësimore në vazhdim:

- Matematikë për vitin e I-rë arsimi i mesëm,
- Biologji për vitin e I-rë arsimi i mesëm,
- Kimi për vitin e I-rë arsimi i mesëm,
- Fizikë për vitin e I-rë arsimi i mesëm,

Për secilën lëndë mësimore duhet të përgatitet tekst shkollor i veçantë . Teksti shkollor duhet të përgatitet në bazë të programit mësimor dhe kujdes i veçantë t'i kushtohet përmbajtjes për cilat fusha të arsimit të mesëm ka të bëjë , ashtu siç është theksuar në vetë programin mësimor.

(2) kërkesë për miratimin e tekstit të huaj shkollor mund të dorëzojë:
- botuesi nga vendi
- botuesi i huaj i regjistruar për veprimtari botuese në shtetin ku gjendet selia si dhe autorizim për përfaqësues ligjor në Republikën e Maqedonisë

(3) Me kërkesën botuesi nga vendi, si dhe botuesi i huaj , përmes përfaqësuesve të autorizuar ligjor në Republikën e Maqedonisë duhet të dorëzojnë:

- tekst i huaj shkollor i adaptuar , i përkthyer në gjuhën maqedonase, me vizatime dhe grafikë të përpunuar si dhe i lektoruar në gjashtë ekzemplarë prej të cilëve pesë në formë të shtypur ( tre me ngjyra dhe dy bardh e zi) dhe një në formë elektronike.

- deklaratë nga lektori për rregullim gjuhësor të tekstit,
- listë e personit/ personave të cilët e kanë përkthyer dhe adaptuar tekstin e huaj shkollor 
- Botuesi i vendit duhet të dorëzojë dëshmi për regjistrim të veprimtarisë botuese në Republikën e Maqedonisë,
- Botuesi i huaj duhet të dorëzojë dëshmi për regjistrim të veprimtarisë botuese në shtetin ku gjendet selia, si dhe autorizim për përfaqësues ligjor në Republikën e Maqedonisë.
(4) Afati për dorëzimin e teksteve të huaja shkollore të adaptuara është deri më 18.04.2017

(5) Botuesit e interesuar Programet e përkthyera dhe të adaptuara mësimore si dhe Konceptin për përpunim të tekstit shkollor mund ta marrin nga ueb faqja e Byros për Zhvillimin e Arsimit.

(6) Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.

(7) Botuesit nga vendi ose botuesit të huaj të cilit Shërbimi Pedagogjik do t'i japë leje për përdorim të tekstit shkollor sipas Programeve mësimore të përkthyera dhe të adaptuara nga Qendra Ndërkombëtare për Programe mësimore të Kembrixhit (Cambridge International Examinations) është e nevojshme të marrin leje (endorsement) për tekstin shkollor nga Qendra Ndërkombëtare për Programe mësimore të Kembrixhit (Cambridge International Examinations). Shpenzimet e procedurës për marrjen e lejes (endorsement) do t'i mbulojë botuesi.

(8) Kërkesa për miratimin e tekstit të huaj shkollor të adaptuar të dorëzohet në adresën në vazhdim

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS-SHËRBIMI PEDAGOGJIK Rr.,”Shën Kirili dhe Metodi” nr.54-Shkup

ministerka-slika-al

 Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

zamenik-al

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook