Në bazë të nenit 67 të Ligjit për arsim të mesëm ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016 dhe 127/2016) dhe neni 85 të Ligjit për arsim fillor ( “ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 103/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016 и 127/16),Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi “ nr. 54- Shkup, shpall

THIRRJE PUBLIKE
Për mbledhjen e kërkesave nga personat e interesuar juridik të cilët do të angazhojnë persona ekspert të licencuar nga institucioni i pavarur profesional i akredituar për vlerësimin e karakteristikave për përshtatje për punë me fëmijë dhe adoleshentë në veprimtarinë edukativo arsimore për mësimdhënës - punë provuese në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë

 

Lënda e Thirrjes Publike:

1). Dorëzimi i kërkesës nga personat e interesuar juridik të cilët do të angazhojnë persona ekspert të licencuar nga institucioni i pavarur profesional i akredituar për zbatimin e vlerësimit të karakteristikave për punë me fëmijë dhe adoleshentë në veprimtarinë edukativo arsimore ( në tekstin e mëtutjeshëm : vlerësimi i karakteristikave) për mësimdhënës - punë provuese të shkollave fillore dhe të mesme për tre (3) sesionet ( sesioni pranverë, vjeshtë 2017 dhe sesioni pranverë 2018).

2. Kërkesë mundë të parashtrojnë personat juridik të cilët do të angazhojnë persona të licencuar profesional nga institucioni i pavarur profesional i akredituar.

Dhënësi i të drejtës:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Bul. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr.54, Shkup


Kërkuesi:

● Për zbatimin e vlerësimit psikologjik të karakteristikave për mësimdhënës - punë provuese me fëmijë dhe adoleshentë në shkollat fillore dhe të mesme në afatet e lartpërmendura , mund të marrin pjesë personat juridik të cilët do të angazhojnë persona profesional të licencuar nga institucioni i pavarur profesional i akredituar të cilët do t'i plotësojnë kushtet në vazhdim:
● Të posedojë aplikime online për zbatimin e vlerësimit të testit psikologjik.
● Të angazhojë së paku 1 ( një) person të zgjedhur me titull psikometrik , me përvojë të dëshmuar në realizimin e testimeve psikologjike dhe gjithashtu, të posedojë licencë të veçantë për arsim - të lëshuar nga institucioni i pavarur i akredituar profesional.
● Të angazhojë minimum 3 persona - ekspertë të licencuar nga institucioni i pavarur i akredituar profesional.
● Të sigurojë hapësira ku do të realizohet testimi në Shkup, Manastir dhe Shtip ( testimi nuk duhet të realizohet në institucion shtetërorë)
● Të disponojë me teste të përshtatura dhe të standardizuara psikologjike për vlerësimin e karakteristikave të personalitetit, të përkthyera në 4 gjuhë : gjuhë maqedonase, shqipe, turke dhe gjuhë serbe.
( Testi që do të shfrytëzohet duhet të jetë test psikologjik i njohur ndërkombëtarisht i bazuar në modelin e pestë faktorial të personalitetit, i përshtatur dhe standardizuar për zbatim në Republikën e Maqedonisë. Testi i cili do të shfrytëzohet do të mundësojë vlerësimin e karakteristikave për punë me fëmijë dhe adoleshentë në veprimtarinë edukativo arsimore ).
● Shpallja e rezultateve (duhet të jetë në formë narrative , përmes paraqitjes tabelare dhe grafike) ku shpjegohen specifikat e dhëna në “ specifikimi i testit” nga zbatimi pilot ku vërtetohen karakteristikat metrike të testit të standardizuar që do të shfrytëzohet për vlerësimin e karakteristikave për përshtatshmërinë për punë me fëmijë dhe adoleshentë në veprimtarinë edukativo - arsimore. Pilot hulumtimi të jetë realizuar gjatë dy viteve të fundit.
● të sigurojë mbrojtjen dhe fshehtësinë e të dhënave për kandidatët e testuar në afatin e paraparë me ligj.

● Deklaratë të posedimit të online aplikimit për zbatimin e testit psikologjik e cila do të organizohet në sistem sallë të operatorit ekonomik dhe i cili gjatë gjithë kohëzgjatjes së Marrëveshjes do të respektojë standardet ndërkombëtare për siguri të informacionit ISO 27001) që nënkupton sigurinë e të gjithë sistemeve të informacionit dhe mjeteve të informacionit duke përfshirë objekte, të dhëna, softvere, dokumente të shtypura etj.

● Deklaratë dhe dokument valid nga institucionet relevante, përkatësisht:
a) Deklaratë se operatori ekonomik do të angazhojë së paku 1 (një) person psikometrik ( duke shënuar me emër dhe mbiemër personin si dhe veprimtarinë më të përafërt profesionale ) me përvojë të dëshmuar në realizimin e testimin psikologjik. Operatori ekonomik deklaratës t'i bashkangjesë listë të testeve të shfrytëzuara psikologjike ( së paku pesë) nga ana e psikometrikut ( duke shënuar qëllimet e zbatimit dhe vendin ku është shfrytëzuar - revista shkencore, punime shkencore etj). Përveç deklaratës duhet të dorëzohen CV për angazhim të personit ekspert ( psikometrik), si dhe të bashkangjesë Marrëveshje për bashkëpunim me personin e angazhuar ( psikometrik) ku ndër të tjera do të ekzistojë një klauzolë se gjatë kohëzgjatjes së projektit personi i angazhuar ( psikometrik) vazhdimisht do të jetë në dispozicion për kohëzgjatjen e Thirrjes publike
b) Dokument valid ( vlefshëm) nga organi relevant i institucionit të arsimit të lartë me të cilën vërtetohet titulli “psikometrik i personit” i cili do të jetë i angazhuar.
c) Dokument valid nga institucioni relevant përgjegjës për dhënien e licencave me të cilën konfirmohet licenca e posaçme për kryerjen e veprimtarisë së personit i cili do të jetë i angazhuar si psikometrik

● Operatori ekonomik kushtin për angazhimin minimum të tre personave të licencuar profesional ( psikolog) nga institucioni i pavarur i akredituar profesional e dëshmon me dorëzimin e :
a)Deklaratë se operatori ekonomik do të angazhojë tre (3) persona profesional ( psikolog) me përvojë në dhënien e testeve psikologjike ( të theksohet emri dhe mbiemri i personit si dhe rajoni ose zona më e përafërt e veprimit profesional )
b)Operator ekonomik të dorëzojë dokument valid me të cilën konfirmohet ose dëshmohet posedimi i licencës së posaçme për secilin person të angazhuar profesional ( psikolog) nga institucioni i pavarur i akredituar profesional ( e noterizuar). Përkundër deklaratës nevojitet që të dorëzohet CV për secilin person të angazhuar profesional-psikolog.

● Deklaratë se mundet të sigurojë hapësirë ku do të kryhet testimi në Shkup, Manastir dhe Shtip
● Në bazë të testimit të standardizuar psikologjik, operatori ekonomik duhet të dorëzojë:
a) Kopje nga testi i standardizuar psikologjik, test për matjen e karakteristikave të personalitetit i cili do të jetë i përkthyer në katër gjuhë maqedonase, shqipe, turke dhe serbe.
( të dorëzohet nga një kopje nga testi i standardizuar psikologjik, test për matjen e karakteristikave të personalitetit në të gjitha katër gjuhët)

b)Të dorëzojë analizë profesionale nga pilot testimi i pjesës së synuar i popullsisë për të cilën realizohet testi psikologjik. Analiza profesionale duhet të përmbajë të dhëna relevante për karakteristikat metrike të testit psikologjik, përshkrimi i modelit në të cilën është realizuar pilot hulumtimi, profil i mësimdhënësve me nivele të ndryshme të aftësisë për punë me fëmijë dhe adoleshentë.
● Deklaratë për mbrojtjen e të dhënave për testimin e kandidatëve në procesin e vlerësimit të karakteristikave .
● Oferta për kompensim të cilën për shërbimin e kryer do ta paguajë kandidati
● Vërtetim nga Gjykata Kompetente se nuk është hapur procedurë falimentimi. Vërtetimi të mos jetë më i vjetër se gjashtë muaj nga dita e dhënies dhe të dorëzohet në origjinal ose kopje e vërtetuar në noter , dhe


● Vërtetim nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, se nuk është ngritur procedura për likuidim. Vërtetimi të mos jetë më i vjetër se gjashtë muaj nga dita e lëshimit, dhe të dorëzohet në origjinal ose kopje e vërtetuar në noter.
Specifikimi i testit
a) Zbatimi i testit psikologjik të personalitetit i cili bazohet në modelin ndërkombëtar Five Factor ( pesë faktorial) për karakteristikat dhe veçoritë e personalitetit. Testet duhet të përpunohen në formë elektronike ose në letër.
b) Testi psikologjik i personalitetit paraprakisht duhet t'i plotësoj këto kushte:
● Testet duhet të jenë të përkthyera në gjuhën përkatëse duke shfrytëzuar përkthim adekuat për përkthime të mëtutjeshme;
● Duhet të kontrollohet përshtatshmëria kulturore
● Duhet të zbatohet Pilot hulumtim2

dy vitet e fundit në një verzion preliminarë të testit të përshtatur (në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe). Procedurën për pilot hulumtimin dhe standardizimin e testeve psikologjike duhet ta zbatojë eksperti (personi me titull psikometrik me përvojë shumëvjeçare me testet psikologjike). Pilo- thulumtimet duhet të zbatohet te grupi qëllimor te i cili është zbatuar testi psikologjik, përkatësisht si mostër duhet të jenë mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional të shkollave fillore dhe të mesme nga gjuhët përkatëse. Mostrën duhet ta përfaëqësojnë përkatësitë gjjuhësore të grupit qëllimor.

● Duhet të kontrollohen karakteristikat psikometrike të testit të përshtatur (reliabilitetit , objektivitetit etj,.)

c) Testi psikologjik do të vlerësojë tiparet e personalitetit që janë të nevojshme në procesin edukativo-arsimor( siç janë sfera sociale: optimizmi, socializimi, dhe kooperimi; sfera emocionale: pjekuria dhe kontrolli emocional, përgjegjësia, empatia etj.
ç)Testi psikologjik duhet të sigurohet në katër gjuhë : shqipe, maqedonase, turke dhe serbe.

Për standardizimin e testit të përshtatur grupit të caktuar (mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme në të gjitha gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi) duhet tju shpërndahen ekzemplar për përgatitjen e normave minimum për 200 mësimdhënës të shkollave në gjithë Republikën e Maqedonisë ( mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme në të gjitha gjuhët në të cilën zhvillohet mësimi.
d) Mundësi për pasqyrimin e testeve plotësuese që do të shërbejnë për përmirësimin, plotësimin ose sqarimin e konstatimeve nga testi psikologjik (bazuar në modelin pesë factorial të personalitetit).

dh) Përgatitja e raportit për karakteristikat e një pesonaliteti me theks të veçantë për anët e forta dhe të dobëta të kandidatit. Raporti duhet të perfshijë vlerësim final të karakteristikave që flasin për kualifikim/jokualifikim të kandidatit për punë me fëmijë dhe adoleshent në procesin edukativo - arsimor.
e)Raporti duhet të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës -Shërbimi Pedagogjik në afat prej 10 ditë pune nga dita e zbatimit të testimit.

Të gjitha idetë (mendimet ) janë të besueshme. Testet e plotësuara mbesin në pronësi të operatorit ekonomik. Ministria e Arsim dhe Shkencë - Shërbimi Pedagogjik do të posedojë vetëm vlerësim për përshtatshmërinë e personit për punë me fëmijë dhe adoleshent.
3) Operatori duhet të dorëzojë ofertën financiare për shërbimet për realizimin e testimit psikologjik për karakteristikat e personit ( çmimi për secilin test në veçanti) ku në çmim të veçantë duhet të jetë i përfshirë edhe përgatitja e raportit të veçantë.
Operatori ekonomik do të zbatojë testimin pas urdhëresës së marrë paraprakisht nga ana e Ministrisë së Arsim dhe Shkencë si dhe përgatitjen e raportit të posaçëm për testimin e realizuar.
Kompensimi financiar për shërbimet e operatorit ekonomik është në ngarkesë të shfrytëzuesit të fundit në vlerë të cilën e ka caktuar Ministri.

Afati dhe mënyra e dorëzimit të kërkesës:
Afati për parashtrimin e kërkesës për realizimin e vlerësimit të karakteristikave për mësimdhënësit- punë provuese në shkollat fillore dhe të mesme të paraqitur për provim në afatet e lartpërmendura nga subjektet e interesuara juridike të cilët do t'i angazhojnë personat e licencuar profesional nga Institucioni i akredituar i pavarur profesional, është 5 ditë, duke llogaritur kohën nga dita e publikimit të Thirrjes publike.

Kërkesat që do të arrijnë pas përfundimit të afatit për dorëzim do të konsiderohen si të pavlefshme ( të arritura pas kohës ) dhe nuk do të merren në shqyrtim.

Kërkesat të cilët nuk do të kenë të bashkangjitur dokumentacionin e nevojshëm të potencuar në Thirrjen publike do të llogariten si të pakompletuara dhe nuk do të shqyrtohen.
Kërkesat duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura dhe mundet të dorëzohen përmes postës në adresën : Ministria e Arsimit dhe Shkencës bul. Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 Shkup, ose të dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Arsim dhe Shkencë ( më së voni deri në ora 16:30, çdo ditë pune) me shënim “ Thirrja publike për grumbullimin e kërkesës nga subjektet ( personat) e interesuara juridike të cilët do të angazhojnë personat të licencuar profesional nga Institucioni i pavarur i akredituar për realizimin e vlerësimit të karakteristikave për aftësimin ( përshtatshmërinë) për punë me fëmijët dhe adoleshentët në veprimtarinë edukative-arsimore të mësimdhënësve-punë provuese në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë”.

Kriteret për zgjedhjen dhe dhënien e së drejtës:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes komisionit të autorizuar nga ana e ministrit, nga kërkesat e arritura dhe të cilët i plotësojnë kushtet , mënyrën e dorëzimit të kërkesës të paraparë në këtë Thirrje publike do të bëjë renditjen e kërkesave.
Në rast të dorëzimit të dy ose më tepër kërkesave të cilat i plotësojnë kushtet e parapara në këtë Thirrje publike për realizimin e vlerësimit të karakteristikave për mbi 400 mësimdhënës-punë provuese, përparësi gjatë dhënies së të drejtës për kryerjen e vlerësimit të karakteristikave do ta ketë personi juridik, personat e licencuar profesional nga Institucioni i pavarur i akredituar, Institucioni profesional i cili e ka dorëzuar kërkesën me çmim më të ulët.

ministerka-slika-al

 Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

zamenik-al

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook