Sot , Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Pishtar Lutfiu mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse të projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim.

Reformat në arsim që i zbaton Ministria e Arsimit dhe Shkencës për një periudhë më të gjatë synojnë edhe drejt avancimit dhe miratimit të konceptit për integrim ndëretnik.

” Jam i sigurt se të gjithë ne, këtu të pranishëm, besojmë në fuqinë e arsimit dhe frymën në të cilën i edukojmë brezat e rinj. Për arritje më të larta janë të nevojshme inkurajimi dhe qëndrueshmëria. Për të motivuar dhe mbështetur nxënësit që të punojnë vazhdimisht dhe të kultivojnë vlerat multikulturore, të motivuar duhet të jenë edhe vetë arsimtarët dhe të punojnë me nxënësit e tyre që të arrijnë rezultate maksimale. Ne besojmë se arsimtarët dhe prindërit mund të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për një perspektivë më të mirë jetësore dhe për këtë arsye roli i tyre në reformat arsimore është kyç.”- theksoi Ministri Pishtar Lutfiu.

Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim (PINA) ishte nismë pesëvjeçare me vlerë prej 6,2 milionë dollarë, si mbështetje e angazhimeve të Qeverisë së Maqedonisë në procesin e integrimit etnik. Me Programin rritet vetëdija dhe sigurohen trajnime për diversitet, ndihma teknike dhe nxitje për këshillat shkollorë, drejtorët, mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e administratës, si mbështetje e integrimit ndëretnik në arsim.

“Ju dëshiroj suksese të mëtejshme dhe Ju ftoj të vazhdoni t’i edukoni qytetarët tanë të rinj në frymën e multikulturalizmit dhe respektimit të diversitetit.”- përfundoi Ministri Lutfiu.

ministerka-slika-al

 Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

zamenik-al

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook