Në qendrën më të madhe turistike në vend - Ohër, prej 9 deri në 12 mars u mbajt Festivali i parë i filmit ndërkombëtarë për studentë “Feelmotion”.

Festivali u organizua nga Instituti i filmit - Akademia e Filmit në Ohër, me qëllim të lidhjes dhe këmbimit të përvojës ndërmjet të rinjve nga rajoni që studiojnë në fushën e filmit dhe produksionit, si dhe promovimin e programeve dhe mundësive arsimore, me qëllim të tërheqjes së kandidatëve të interesuar për përvetësimin e njohurive të tyre, përmes vazhdimit të studimeve pasdiplomike në këtë institucion të lartë arsimor.

Programi katër ditor ofroi shfaqe dhe prezantime të shumta të filmave të përgatitur nga studentët e vendit tonë, si dhe studentët nga Çekia, Turqia, Mali i Zi, Kosova dhe Bullgaria, gjithashtu u prezantuan edhe një varg punëtorish edukative dhe përmbajtje të karakterit argëtues.

Në hapjen solemne të festivalit u shfaq edhe filmi “ 90 minuta” - Projekti Berlin i regjisorit Ivo Trajkov, i cili njëkohësisht është pjesë e kuadrit mësimor në këtë institucion arsimor.

Instituti i filmit - Akademia e Filmit Ohër si anëtar shoqërues i Universitetit “ Goce Dellçev” nga Shtipi, filloi me punë në vitin akademik 2015/2016.

Programet studimore të cilët i ofron, realizohen në gjuhën angleze dhe janë të përshtatura me standardet, parimet dhe traditat shumë vjeçare të FAMU-së - Shkollës më të vjetër të filmit dhe televizionit në botë, shkollë e cila është pjesë e Akademisë më prestigjioze për artet skenike në Pragë, Republika e Çekisë.

Aktualisht në programet të cilët i ofron, studiojnë studentë në ciklin e dytë nga Maqedonia, SHBA, Irlanda, India, si dhe studentë në këmbim nga Estonia dhe Kazakistani.

ministerka-slika-al

 Ministër i Arsimit dhe Shkencës 

zamenik-al

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook