Në bazë të nenit 3 të Protokollit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunim në lëmin e arsimit , nënshkruar më 23 shkurt 2016 në Lubljanë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë shpall:

KONKURS

për ndarjen e bursave për mësimin e gjuhës sllovene dhe përsosje studimore në Republikën e Sllovenisë për vitin akademik 2017/2018

1. Tre ( 3) bursa njësemestrale ( nga katër muaj) për studentët e gjuhës sllovene nga Republika e Maqedonisë;
2. Njëzet e katër (24) muaj bursë për përsosje studimore në institucionet e larta arsimore në Republikën e Sllovenisë, me kohëzgjatje prej 3-6 muaj, për kandidatët deri në 26 vjeç.
3. Dy (2) bursa me kohëzgjatje prej dy javësh, përkatësisht vizitë të kursit veror nga gjuha sllovene për studentët e gjuhës sllovene nga Republika e Maqedonisë

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1. Formularë për aplikim;
2. Kopje të diplomës të vërtetuar në noter;
3. Kopje të pasaportës ( me faqen e fotografisë);
4. Vërtetim origjinal të nënshkruar dhe të vërtetuar nga institucioni i lartë arsimor slloven për pranimin e studentëve për këmbim;
5. Një rekomandim nga ana e institucionit vendor për këmbimin e studentëve;
6. Dy rekomandime nga ana e institucionit vendor për këmbim përkatësisht për hulumtim për studime të doktoraturës.

Kandidatët duhet t'i plotësojnë formularët, të cilët gjenden në linkun në vazhdim: http://eng.cmepius.si/programmes/bilateral-scholarships/

Formularët e plotësuar, së bashku me dokumentet e nevojshme në tre ekzemplarë të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , Rr. Cirili dhe Metodi” nr.54, Shkup.

Afati i fundit për aplikim është 28 shkurt 2017.

Informacione më të hollësishme mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Rr. Cirili dhe Metodi , nr. 54. Shkup, tel. 076 485 044, kontakt personi Biljana Vasileska dhe në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (http://www.mon.gov.mk).

pishtar l sajt AL

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

spiro alb

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook