Me datë 28.11.2016, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, me rastin e kremtimit të ditës së flamurit mori pjesë në manifestimin e organizuar nga komuna e Sarajit për hirë të 28 Nëntorit.

“Dita e Flamurit, 28 Nëntori është festë, që emocionon dhe bashkon shqiptarët më shumë se çdo gjë tjetër! Kjo ditë na bën një, pa ndoshta e sikur, pa dallime politike, krahinore e fetare, sepse jemi të vetëdijshëm se aty janë rrënjët e projektit kombëtar. Etërit e Pavarësisë janë disa, por Ismail Qemali, ky shqiptar vizionar është emblemë e të gjithëve, përmbyllës I projektit të Rilindjes Kombëtare. Ai dhe ata janë modeli se si në altarin e atdheut për interesat e tij sublime mund të sakrifikohet çdo ambicie personale e politike për të bërë shtet duke lënë pushtet, çdo ndarje krahinore, çdo dallim fetar e kulturor të vetëdijshëm që Kombi jonë i dashur është një, por ashtu siç u bë, vetëm me kontributin e të gjithëve, poashtu mund të prosperojë sot dhe në të ardhmen.” – tha Lutfiu.

Ministri gjithashtu shprehu nderimet me rastin e ditëlindjes së komandatit Adem Jashari.

“Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që I dhanë shpirt historisë sonë.

Në këtë ditë të shënuar, përkulemi të gjithë atyre të cilët luftuan dhe sakrifikuan veten e tyre për larine dhe pavarësinë.“- shtoi Lutfiu.

pistar-2

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

spiro alb

Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

horizontal alb

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook