Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi mori pjesë në kremtimin e 7 Marsit, “ Ditën e Mësimit në Gjuhën Shqipe” i cili u mbajt në Komunën e Sarajit.

Me këtë rast, Ademi uroi festën dhe ju dërgoi falemnderim të veçantë mësimdhënësve sepse me shumë dashuri përcollën dituritë , dhe se përmes përkujdesjes ndaj gjuhës janë kujdesur për të ruajtur edhe identitetin.

“Që nga 7 marsi i vitit 1887, ne shqiptarët fituam një të drejtë themelore, ndërsa ajo e drejtë është të mësohet në gjuhën amtare. Prandaj mund të them se nga dita kur në Korçë në Republikën e Shqipërisë u hap shkolla e parë në gjuhën shqipe në Ballkan, kemi privilegje që të arsimohemi në gjuhën tonë amtare” theksoi Ademi.

Ademi potencoi se puna e mësuesit është punë fisnike dhe me shumë përgjegjësi, sepse mësimdhënësit i arsimojnë fëmijët dhe jua mbjellin dashurin ndaj librave. Mësimdhënësit, theksoi Ademi nxënësve u tregojnë rrugën e vërtet dhe prej tyre krijojnë njerëz të ndershëm, të përgjegjshëm, dhe punëtor.

“Në qoftë se 129 vjet më parë kishte vetëm një shkollë në gjuhën shqipe në Shqipëri, sot me krenari mund të themi se në gjuhën e tyre amtare mësojnë të gjithë nxënësit shqiptar. Po ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë shqiptarët arsimohen në gjuhën e tyre amtare duke filluar nga arsimi fillor, i mesëm dhe ai i lartë.

Universiteti Shtetëror i Tetovës është shtylla ku themelohet mendimi shkencor. Programet cilësore mësimore dhe kuadri i shkëlqyer mësimor, janë arsyeja që studentët nga Kosova dhe Shqipëria vendosin që arsimin e tyre ta marrin në Universitetin Shtetëror të Tetovës” u shpreh Ademi.

Ministri potencoi se një nga një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, është rritja e cilësisë në procesin edukativo arsimor, që realizohet përmes përmirësimit të kushteve për punë të kuadrit arsimor përmes trajnimeve të vazhdueshme, futjen e metodave bashkëkohore në mësim e deri te ndërtimi dhe rikonstruktimi i objekteve shkollore.
“Në këtë drejtim do të theksoj për investimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Sarajit.

Veçanërisht jam i kënaqur se nga viti i ardhshëm shkollor do të hapet shkolla e mesme e ndërtuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore me të cila duhet të disponojë një institucion arsimor.

Në përfundim e sipër është rikonstruktimi i sallës sportive në shkollën fillore “ Faik Konica” në fshatin Radushë, ndërsa në shkollën fillore “ Dituria” është duke u rikonstruktuar çatia, dritaret dhe dyshemeja e shkollës “ tha Ademi .

Ministri Ademi potencoi se në periudhën e ardhshme janë paraparë aktivitete ndërtimore dhe rikonstruksione edhe në shkollat tjera të cilat gjenden në territorin e kësaj Komune.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook