Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, me rastin e 7 Marsit, vizitoi shkollën fillore “ Mehmet Deralla”, në fshatin Gradec, Komuna e Vrapçishtit. Ademi të gjithë të pranishmëve  ju  uroi Ditën e mësimit në gjuhën shqipe. 

“7 Marsi është një nga ditët më të mëdha në historinë e popullit tonë. Që atëherë kemi pasur mundësinë për të mësuar në gjuhën tonë amtare. Me këtë rast të gjithë mësimdhënësve dua t’ua  uroj ditën e mësimit në gjuhën shqipe, sepse ju kultivoni traditën e cila në vitin 1887 u konceptua në Korçë të Republikës së Shqipërisë. Juve u është lënë trashëgimi e shkollës së parë në gjuhën shqipe për t’ua transferuar njohuritë nxënësve tuaj” theksoi Ademi. 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës theksoi se sot në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë shkolla bashkëkohore, ku mësohet sipas programeve bashkëkohore mësimore. 

“Por kjo nuk është e mjaftueshme. Gjithmonë duhet ndjekur progresin, prandaj vazhdimisht punojmë për përmirësimin e procesit arsimor me futje të risive. Të nderuar mësimdhënës, ju jeni një pjesë e rëndësishme e këtyre reformave, sepse ju më së miri e dini se çfarë duhet ndryshuar në programet mësimore që fëmijët më lehtë dhe më mirë të përvetësojnë mësimet” tha Ademi.

Në fjalimin e tij Ademi potencoi se me mjetet financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është ndërtuar sallë sportive bashkëkohore.

“ Shkolla fillore „ Mehmet Deralla”, është dëshmi se punohet në përmirësimin e infrastrukturës arsimore.  Me mjetet financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është ndërtuar salla sportive në të cilën nxënësit do të zhvillojnë aktivitetet sportive, ku do të zhvillojnë talentin e tyre. Kështu do të ndërtojmë personalitete të gjithanshme të cilët do të dijnë të garojnë dhe të jenë krenarë për çdo sukses të arritur” theksoi Ademi.

Ademi shtoi se MASH-i do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e kushteve të punës së mësimdhënësve, për të mësuarit e nxënësve. Sepse arsimi është bazë për një shtet ekonomikisht të zhvilluar.

Me rastin e kremtimit të  7 Marsit, drejtori i shkollës “ Mehmet Deralla” ministrit Ademi i ndau Mirënjohje  për kontributin e dhënë.  

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, me rastin e 7 Marsit, vizitoi shkollën fillore “ Mehmet Deralla”, në fshatin Gradec, Komuna e Vrapçishtit. Ademi të gjithë të pranishmëve  ju  uroi Ditën e mësimit në gjuhën shqipe.

 

“7 Marsi është një nga ditët më të mëdha në historinë e popullit tonë. Që atëherë kemi pasur mundësinë për të mësuar në gjuhën tonë amtare. Me këtë rast të gjithë mësimdhënësve dua t’ua  uroj ditën e mësimit në gjuhën shqipe, sepse ju kultivoni traditën e cila në vitin 1887 u konceptua në Korçë të Republikës së Shqipërisë. Juve u është lënë trashëgimi e shkollës së parë në gjuhën shqipe për t’ua transferuar njohuritë nxënësve tuaj” theksoi Ademi.

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës theksoi se sot në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë shkolla bashkëkohore, ku mësohet sipas programeve bashkëkohore mësimore.

 

“Por kjo nuk është e mjaftueshme. Gjithmonë duhet ndjekur progresin, prandaj vazhdimisht punojmë për përmirësimin e procesit arsimor me futje të risive. Të nderuar mësimdhënës, ju jeni një pjesë e rëndësishme e këtyre reformave, sepse ju më së miri e dini se çfarë duhet ndryshuar në programet mësimore që fëmijët më lehtë dhe më mirë të përvetësojnë mësimet” tha Ademi.

 

Në fjalimin e tij Ademi potencoi se me mjetet financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është ndërtuar sallë sportive bashkëkohore.

“ Shkolla fillore Mehmet Deralla”, është dëshmi se punohet në përmirësimin e infrastrukturës arsimore.  Me mjetet financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është ndërtuar salla sportive në të cilën nxënësit do të zhvillojnë aktivitetet sportive, ku do të zhvillojnë talentin e tyre. Kështu do të ndërtojmë personalitete të gjithanshme të cilët do të dijnë të garojnë dhe të jenë krenarë për çdo sukses të arritur” theksoi Ademi.

Ademi shtoi se MASH-i do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e kushteve të punës së mësimdhënësve, për të mësuarit e nxënësve. Sepse arsimi është bazë për një shtet ekonomikisht të zhvilluar.

Me rastin e kremtimit të  7 Marsit, drejtori i shkollës “ Mehmet Deralla” ministrit Ademi i ndau Mirënjohje  për kontributin e dhënë.  

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook