Në bazë të nenit 52 i Ligjit për veprimtari shkencore -hulumtuese (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, “nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12,24/3, 147/2013 dhe 41/2014), neni 4 i Rregullores për mënyrën e financimit, krijimit dhe avancimit të kuadrove shkencore-hulumtuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/14, 74/15, 140/15, 178/15 dhe 30/16), në përputhje me nenin 97-a i Ligjit për arsim fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 103/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15 dhe 30/16) dhe nenit 72-a i Ligjit për arsim të mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97,  82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/2011, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12,  24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15 и 30/16) Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon

K O N K U R S

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR MËSIMDHËNËSIT E PUNËSUAR ME KOHË TË PACAKTUAR NË SHKOLLA PUBLIKE FILLORE/TË MESME NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË TË REGJISTRUAR NË STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË, OSE TË TRETË NË FUSHËN E ARSIMIT TË MËSIMDHËNËSVE JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2016/2017

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencëspër vitin akademik 2016/2017 do të ndaj bursa për mësimdhënësit e punësuar me kohë të pacaktuar në shkolla publike fillore/të mesme në Republikën e Maqedonisë të regjistruar në studime akademike të ciklit të dytë, e të tretë në fushën e arsimit të mësimdhënësve jashtë vendit në institucion të arsimit të lartë, të ranguar në dyqind institucionet e para të arsimit të lartë në rang listën e përgatitur nga Qendra për universitete të klasës botërore pranë Universitetit të Shangait Xhio Tong nga Republika Popullore e Kinës, ose në universitet i cili gjendet në rang listën e universiteteve nga fusha e arsimit, të cilën e përgatit Quacquarelli Symonds (QS) nga Britania e Madhe.

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE:

Të drejtë burse ka kandidati i cili plotëson kushtet në vazhdim:

1. Të jetë i punësuar si mësimdhënës me kohë të pacaktuar në shkollë publike fillore/të mesme në Republikën e Maqedonisë, të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë (me kohëzgjatje të tre, respektivisht katër viteve), ose të ciklit të dytë dhe në qoftë se ka përfunduar arsimin jashtë vendit të ketë nostrifikuar diplomën e studimeve akademike të ciklit të parë, respektivisht të ciklit të dytë të fituara jashtë shtetit;

2. Të jetë i/e pranuar/regjistruar në studime akademike të ciklit të dytë apo të tretë në fushën arsimit të mësimdhënësve, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2016/2017, në institucion të arsimit të lartë, të ranguar në dyqind institucionet e para të arsimit të lartë në rang listën e përgatitur nga Qendra për universitete të klasës botërore pranë Universitetit të Shangait Xhio Tong nga Republika Popullore e Kinës, ose në universitet i cili gjendet në rang listën e universiteteve nga fusha e arsimit, të cilën e përgatit Quacquarelli Symonds (QS) nga Britania e Madhe;

3. Të ketë dëshmi për njohje aktive të gjuhës në të cilën realizohet mësimi në institucionin e arsimit të lartë në të cilin është pranuar/regjistruar;

4. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME:

 Fletëparaqitje;

 Vërtetim nga shkolla se kandidati është i punësuar në kohë të pacaktuar,

 Diplomë/Çertifikatë për përfundimin e studimeve akademike të ciklit të pare, respektivisht të ciklit të dytë ose diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë ose të dytë të fituar jashtë vendit (të vërtetuar në noter);

 Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është i pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve të ciklit të dytë, respektivisht ciklit të tretë nga fusha e arsimit të mësimdhënësve në vitin akademik 2016/2017, kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet;

 Vërtetim për njohjen aktive të gjuhës (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekujvalente për lëmin gjuhësore përkatëse), me përjashtim të kandidatëve të cilët një pjesë të arsimit të tyre të mesëm apo të lartë kanë përfunduar në gjuhën në të cilën zhvillohet mësimi në institucionin e arsimit të lartë;

 Letër motivimi;

 Faturë në formë të aktit noterial si mjet për sigurimin e kthimit të mjeteve të paguara;

 Deklaratë për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave personale të kandidatit

 

Dokumentet e dhëna nga institucionet e vendeve të tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhën maqedonase nga përkthyes të çertifikuar gjyqësor.

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zyrtarisht në bazë të marrëveshjeve të të nënshkruara të bashkëpunimit, do të siguron të dhënat për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

III. SHUMA E BURSËS:

Shfrytëzuesit të bursës do t'i mbulohen shpenzimet e regjistrimit në lartësi prej 40.000 USA dollarë në vit, të paguara në valutën e duhur sipas kursit të këmbimit të Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë në ditën e publikimit të këtij konkursi, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve apo një biletë aeroplani vajtje-ardhje, ndërsa bursa mujore paguhet në përputhje me Aktvendimin për vërtetimin e mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve për bursë mujore të studentëve të cilët studiojnë jashtë vendit nr. 17-17545/1 nga 16.11.2015 (në bazë të Listës së indekseve të çmimeve me pakicë për shpenzimet e jetesës, e publikuar nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara)

Çdo shumë mbi shumën e mësipërme për tarifën e regjistrimit është në ngarkesë të studentit.

IV. DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR

1. Kandidati i zgjedhur me kontratë zotohet që nëse fiton bursën, pas mbarimit të arsimit në institucionin e arsimit të lartë ku është i/e pranuar detyrohet që brenda 15 ditëve të kthehet në punë në shkollën fillore/të mesme, në të cilën ka qenë paraprakisht i/e punësuar, për të kryer punë që korrespondon me llojin dhe nivelin e përgatitjes pprofesionale në shkollë për një periudhë gjatë së cilës ka pushuar punësimi i/e tij/saj, pa të drejtë për të kërkuar përfundimin e punësimit.
2. Në rast se kandidati ka vendosur që pas diplomimit të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë dhe nuk përmbush detyrimin sipas pikës 1, do të duhet të kthen të gjithë mjetet e paguara të alokuara për bursë në vlerë dhjetë herë më të lartë se shuma e bursës, jo më vonë se një vit pas mbarimit të studimeve.

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Afati i fundit për aplikimin e kandidatëve për shfrytëzimin e bursave akademike për studime në ciklin e dytë ose të tretë në fushën e arsimit të mësimdhënësve jashtë vendit është jo më vonë se 1.09.2016.
Fletëparaqitja dhe dokumentet duhet të dorëzohen në adresën ose në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup (me shënim bursa për studime të ciklit të dytë, respektivisht ciklit të tretë nga fusha e arsimit të mësimdhënësve jashtë vendit) 

Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentetet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

Të dhëna shtesë mbi dhënien e bursave mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga personat e mëposhtëm për kontakt:
Olga Dukovska – Sektori për shkencë – nr. telefoni për kontakt 076/298-312
Ilina Tarqugovska – Sektori për arsim fillor - nr. telefoni për kontakt 076/298-317
Nuran Kadriu Xhambazi- Departamenti për arsim të mesëm - nr. telefoni për kontakt 076/445-059

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook