Në bazë të nenit 34 – b nga Ligji për arsim të mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 37/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 118/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 135/14 и 10/15) dhe Rregullores mbi menyrën dhe kriteret e organizimit dhe realizimit të garave të nxënësve në lëndë të ndryshme në nivel komunal, rajonal dhe kombëtar në arsimin e mesëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

K O N K U R S
për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit e shkollave të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall konkurs për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilët organizojnë gara për nxënësit e shkollave të mesme.

Në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë shoqatat e mësimdhënësve, të cilët janë të regjistruar si shoqata të paktën tre vjet deri në ditën kur paraqesin kërkesën për organizimin e garave.

Me paraqitjen e kërkesës për akreditim, shoqatat e mësimdhënësve duhet të dorëzojnë:
- dokument për veprimtari të regjistruar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë;
- Gjendja aktuale e shoqatës e lëshuar nga Regjistri Qendror;
- Bilanci i gjendjes dhe pasqyra e të ardhurave të shoqatës të lëshuar nga Regjistri Qendror;
- Statusi i Shoqatës së Mësimdhënësve;
- Rregullore për organizimin e garave;

- Kalendari tre-vjetor për realizimin e garave për nxënësit e shkollave të mesme ku do të përfshihen lënda mësimore, periudha kohore për zbatimin e garës dhe mësimdhënësit përgjegjës të cilët do të përfshihen në organizimin dhe zbatimin e secilës prej garave në përputhje me dispozitat ligjore.

Shoqatat e interesuara dokumentet e të cilëve do të jenë të paplotë ose të dorëzuara jo në kohë nuk do të merren parasysh në procesin e shqyrtimit të mëtejshëm dhe akreditimit.

Për organizimin e garave akreditohet nga një shoqatë e mësimdhënësve ose Sindikatë të Shoqatave në lëndë të veçantë për një periudhë tre vjetëshe, duke filluar nga viti 2016. Shoqatat e përzgjedhura të mësimdhënësve, ose sindikatat e shoqatave me rregullore për organizimin e garave do të përcaktonjë mënyrën e organizimit, si dhe garat e nxënësve do ti organizojnë përmes mësimdhënësve të cilët zhvillojnë mësim në lëndët mësimore të veçanta, të ngjashme ose të fushës së shkencës ku përket lënda mësimore si dhe të sigurojë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë në të gjitha gjuhët, me përjashtim të garave në gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe gjuhën dhe letërsinë turke.

Të drejtë për të marrë pjesë në këtë konkurs kanë Shoqatat e mësimdhënësve dhe Sindikatat e shoqatave të mësimdhënësve të cilët nuk kanë fituar akreditim për lëndët mësimore të përgjithshme të arsimit profesional dhe të gjimnazit:

- Gjuhë dhe letërsi shqipe;
- Gjuhë dhe letërsi turke;
- Histori;
- Sociologji;
- Filozofi;
- Biznes dhe ndërmarrësi;
- Sporti dhe aktivitetet sportive;
- Art;
- Gjuhë ruse;
- Gjuhë italiane;
- Pedagogji;
- Psikologji;
- Hyrje në të Drejtën;
- Menaxhment;
- Logjikë;
- Etikë;
- Ekonomi;
- Edukata qytetare;
Si dhe lëndët profesioale të drejtimeve të mëposhtme:
- Drejtimi i ndërtimit dhe gjeodezisë;
- Drejtimi i grafikës;
- Drejtimi i shëndetësisë;
- Drejtimi turistik dhe i hotelierisë;
- Shërbimet personale;
- Drejtimi i tekstitlit dhe lëkurës dhe
- Drejtimi i ekonomisë-juridikut dhe tregtisë.
Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet brenda 15 ditëve nga data e publikimit të këtij Konkursi në arkivat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Aplikacionet e pakompletuara dhe jo në kohë nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook