MASH dhe Woogi International (WI - IT kompani nga SHBA) sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për implementimin e projekteve të përbashkëta në arsimin fillor dhe të mesëm.

Projekti ka për qëllim futjen e një aplikimi të projektuar për të rritur nivelin e gjuhës angleze dhe sipërmarrjes përmes lojës dhe përcjelljes me kohë nga mentorë të moshës së njëjtë tek të cilët gjuha angleze është gjuhë amtare, përmes krijimit të një grupi të përbashkët në lojë duke komunikuar me njëri-tjetrin për të përmirësuar nivelin e gjuhës angleze. Aplikacioni i krijuar nga kjo Kompani tani më përdoret në disa vende si SHBA, Kanada , Brazil dhe Kinë.

“ Qëllimi i aplikacionit është që nxënësit që në moshë shumë të re të futen në botën e sipërmarrjes, me ç'rast struktura e aplikacionit është bërë në disa faza dhe mosha të ndryshme. E njëjta shfrytëzohet për fëmijë e moshës parashkollore deri në arsimin e mesëm. Në vendet e lartpërmendura , kjo lojë ka treguar efekt të dyfishtë: Krijimi i një shpirti sipërmarrës në mesin e të rinjve nga një moshë të re dhe përmirësimi i gjuhës angleze” theksoi ministri Ademi.

Përmbajtja e kursit është e akredituar nga Universiteti në Kaliforni , ku i njëjti pas përfundimit të kursit ndanë diploma.
Ministri Ademi theksoi se “Niveli i gjuhës angleze gjithashtu do të vlerësohet sipas standardeve TESOL, ku çdo nxënës do të merr diplomë me nivelin e njohurive të gjuhës angleze.

Në Fazën e Parë (pilot projekti) do të organizohet garë mes nxënësve nga SHBA- ja , Kanada, Brazil dhe Kina. Gara do të fillojë në qershor të këtij viti dhe do të zgjasë dy muaj.

Paraprakisht, në mars, nga ana e Kompanisë do të trajnohen këshilltarët e BZHA-së me qëllim të njoftimit me aplikacionin dhe mënyrën e përdorimit të tij. Nxënësit në këto dy muaj gjatë garës do të jenë të lidhur me njëri tjetrin online duke formuar ekipe të përbashkëta me nxënësit nga të gjitha pesë vendet dhe së bashku dhe do të garojnë me ekipet tjera.

Pilot-programi do të sigurojë bazën dhe të dhëna për suksesin e analizës për zgjerim eventual të së njëjtës për nxënësit e gjithë shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë”.

Programi i propozuar do të zgjas rreth 2.5 muaj (15 qershor - 31 gusht) dhe është falas për të gjithë nxënësit të cilët do të jenë pjesë e pilot projektit. Nga RM do të konkurrojnë pesë shkolla fillore dhe një shkollë të mesme ku nxënësit e shkollave të mesme mund të jenë mentorë për nxënësit e vendeve tjera, nëse ata plotësojnë kushtet e parashikuara nga standardet TESOL.
“Nxënësit do të kenë mundësi për t'u inkuadruar në programin online edhe nga lokacione të ndryshme me ç'rast gjatë verës do të mund të punojnë nga shtëpitë e tyre.

“Me këtë memorandum, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga Kompania fiton qasje dy-vjeçare pa pagesë të programit ku të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit do të mund të përcjellin fëmijët ose nxënësit e tyre se si përparojnë në mësimin e gjuhës angleze dhe shkathtësitë për sipërmarrje.

Përmes sistemit të përdorimit të aplikacionit, MASH, shkollat dhe prindërit në çdo kohë do të njoftohen për vlerësimin dhe problemet eventuale të nxënësve. Ky shërbim për nxënësit do të sigurohet dhe do të jetë në dispozicion 24/7 gjatë pilot programit” theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi.

“ Presim pranimin dhe kontributin e të gjitha shkollave. Ky projekt përputhet me prioritetet dhe qëllimet tona, edhe atë , të mësuarit e gjuhës angleze, të fituarit e shkathtësive sipërmarrëse të nxënësve, punë në ekipe, metoda të reja të të mësuarit, motivim për krijimtari dhe inovacion.

Përmes implementimit të këtij projekti gjithashtu do të promovohet arsimi jonë dhe nxënësit do të mësojnë të respektojnë diversitetin ” u shpreh ministri Ademi gjatë promovimit të projektit për mësimin e gjuhës angleze dhe aftësive për sipërmarrje përmes lojës online .

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook