Në bazë të nenit 50 të Ligjit për veprimtari shkencore -hulumtuese ( “ Gazeta zyrtare në Republikën e Maqedoni “ nr. 46/2008, 103/2008, 80/2012, 24/2013, 147/2013, 41/2014,145/15 dhe 154/15), neni 3 të Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të takimeve shkencore dhe pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencor nga vendi në takime shkencore ndërkombëtare dhe vizitave studimore jashtë vendit ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 51/2013) Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon

Konkurs

për ndarjen e mjeteve financiare për organizimin e takimeve shkencore për vitin 2016

1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan mjete për organizimin e takimeve shkencore për vitin 2016

2. Organizimi i takimeve shkencore financohet pas dorëzimit të dokumenteve në vazhdim:

● Fletëparaqitje të plotësuar ( Fletëparaqitja mund të tërhiqet në Sektorin për shkencë dhe zhvillim teknologjik - teknik pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
● Vendim nga organizatori për mbajtjen e takimeve shkencore;
● Vendim për botimin e listës së punimeve nga takimet shkencore
● Program për punë në takimet shkencore

3. Organizatori i takimeve shkencore është i obliguar të dorëzojë dokumentet e nevojshme sipas pikës 2 të këtij konkursi.

4. Të drejtën e ndarjes së mjeteve financiare për pjesëmarrje në takime shkencore ndërkombëtare të hulmtuesve shkencor nga vendi kanë institutet shkencore dhe fakultetet e universiteteve shtetërore dhe private që kanë për qëllim shkencën : Akademia e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, Institucionet e larta arsimore të pavarura shtetërore, institucionet publike shkencore, institucionet e përziera shkencore, institucionet private shkencore dhe hulumtuesit e pavarur, sipas konkursit publik.

5. Mjetet të cilat ndahen për organizimin e takimeve shkencore llogariten varësisht nga numri i pjesëmarrësve në takime shkencore dhe mjetet me të cilat disponon Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin aktual.

6. Universitetet shtetërore dhe private që kanë për qëllim shkencën ( institutet shkencore) dhe arsimin ( fakultetet) , Akademia e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, Institucionet e larta arsimore të pavarura shtetërore, institucionet publike shkencore, institucionet e përziera shkencore, institucionet private shkencore dhe hulumtuesit e pavarur, fletëparaqitjet dhe dokumentet të shenuara në pikën 2 i dorëzojnë në adresën në vazhdim ose në arkivin


MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
Sektori për shkencë dhe zhvillim teknologjik - teknik
bul. “ Kirili dhe Metodi” nr. 54
1000 Shkup


7. Konkursi fillon nga 22.02.2016 dhe do të zgjasë deri më 20.11.2016

Informacione më të hollësishme për konkursin mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kontakt personi:
Zhivko Kollçakoski nr.zyres 1406 ose në telefonin celular 076-485-046 dhe
Katerina Stefkovska nr.zyres 1406 ose në telefonin celular 076-485-047

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook