Zëvendësministri

 

Zëvendësministri

 

 

Dr. Agim Nuhiu – profesor ordinar, ka lindur më 24 gusht 1977 në f. Sllatinë të Tetovës.  Me sukses të shkëlqyeshëm e ka mbaruar shkollimin fillor në vendin e lindjes dhe atë të mesëm në Gjimnazin e Tetovës. Studimet themelore për drejtësi i ka mbaruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës me notë mesatare të lëndëve 9.09 dhe fiton titullin Jurist i diplomuar. Gjatë vitit akademik 1999/2000 shpallet studenti i dalluar në studimet për drejtësi.

Ka ndjekur studimet pasdiplomike të magjistraturës në Universitetin e Tiranes dhe Prishtines. Ai ka mbaruar studimet pasdiplomike të magjistraturës në Departamentin e së Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës më 2007 me mesatare të notave 9.43 dhe ka fituar kualifikimin shkencor Magjistër i shkencave  juridike civile.

Në vitin 2008 ka mbaruar studimet pasdiplomike të magjistraturës sipas programit të Katedrës Juridike – Civile të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe ka fituar gradën shkencore Magjistër i shkencave juridike civile.

Studimet pasdiplomike të doktoraturës i ka ndjekur në Departamentin e së Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës gjatë periudhës 2009 – 2013. Në mbrojtjen publike, disertacioni i doktoraturës me titull:” E drejta e sigurimeve në aksidentet automobilistike në Maqedoni” është vlerësuar me 94 pikë nga Juria profesionale me çka fiton thirrjen shkencore Doktor i shkencave juridike civile.

           PËRVOJA POLITIKE:

  • Zëvendësministër i drejtsis 2020-2023
  • Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Përzhinos, 2020;
  • Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, 2017-2020;
  • Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Përzhinos, 2017;
  • Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, 2016

 

PËRVOJA UNIVERSITARE:

Pas mbarimit të studimeve themelore për drejtësi në vitin akademik 2000/2001, angаzhohet në cilësinë e bashkëpuntorit në thirrjen e asistenit për lëndët nga fusha e së drejtës civile në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës. Në vitin 2004 me zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës nga Komisioni Amë për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës ai zgjedhet për bashkëpuntor në thirrjen e asistenit të ri për lëndën “E drejta civile pjesa e përgjithëshme dhe sendore”. Në vitin 2009, prof.dr. Agim Nuhiu rizgjedhet bashkëpuntor në thirrjen e asistentit në lëndët: ”E drejta civile – pjesa e përgjithëshme dhe sendore” dhe “ E drejta e procedurës civile”, ndërkaq në vitin 2013 zgjedhet docent në lëndët "E drejta civile" dhe "E drejta e procedurës civile", kurse në 2017 sipаs nenit 136 të Ligjit për arsim të lartë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr.35/2008), zgjedhet profesor inordinar për lëndët: ”E drejta civile – pjesa përgjithëshme dhe sendore” dhe “E drejta e procedurës civile”*. Në vitin 2022 Agim Nuhiu zgjedhet profesor ordinar në Fakultetin Juridik te Universitetit të Tetovës – në fushën e së drejtës civile. Prof.dr. Agim Nuhiu nga viti 2013 është angazhuar edhe në ciklin e studimeve pasdiplomike Master dhe të Doktoraturës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

 

PËRVOJA PROFESIONALE:

       Prof. dr. Agim Nuhiu nga viti 2010 - 2015 ka qenë anëtar i Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi i Republikës së Maqedonisë.  Në vitin 2011 emërohet Kryetar i Forumit Hulumtues – Shkencor i Shoqatës së Juristëve Shqiptarë të Maqedonisë. Nga viti 2008 ai është anëtar i Komisionit për dhënie të provimit profesional për përfaqësues të pronësisë industriale dhe ligjerues i lëndës “Marrëdhëniet e detyrimeve dhe masat e sigurimit” në kuadër të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale të Maqedonisë. Në vitin 2008-2010 ka qenë anëtar i Komisionit Shtetëror për maturë shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë. Me 5 dhjetor 2008 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë emërohet anëtarë i Komisionit amë për përgatitjen e fillimit me punë të Fakultetit të shkencave mjekësore dhe Fakultetit të Administratës së Biznesit në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Gjatë periodës 2008 – 2010, ai ka qenë anëtar i Këshillit për Akreditim të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Maqedoni. Ai ka qenë Anëtar i Komisionit Statutar – Juridik të Komunës së Tearcës gjatë periodës 2004 – 2008 dhe Zv/ Kryetar i Këshillit drejtues të Entit për mbrojtje të shëndetit në Tetovë gjatë periodës 2002-2007.

Gjatë punës në Universitet, Agim Nuhiu ka ushtruar detyrën e Dekanit të Fakultetit Juridik (2009-2010), Prodekan për çështje mësimore në Fakultetin Juridik (2006 – 2007), Koordinator i Programit ECTS për Fakultetin Juridik (2005 – 2006), Anëtar i Senatit të Universitetit të Tetovës (2003).

 

      AKTIVITETET ME INTERES TË GJËRË:

- Pjesëmarrës në eventin kushtuar “Avancimit të cilësisë së ndërmjetësimit” organizuar nga Akademia për Gjyqtarë dhe prokurorë publik, Oda e ndermjetesusve, Instituti për politika Evropiane – EPI dhe Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, 03.05.2022, Shkup;

- Pjesëmarrës në Forumin regjional “Lufta kundër korrupsionit: Ballkani Perëndimor në fokus” 07.04.2022, Shkup,

- Pjesëmarrës në konferencën e V Ndërkombëtare Gjyqësore “Pavarësia e gjyqësorit gjatë procesit të reformës – prishmërite dhe realiteti” rikonfirmuam qendrimin se digjitalizimi dhe modernizimi i gjyqësorit do të jetë në krye të agjendës tonë, 24.03.2022, Shkup;

- Pjesëmarrës në debatin akademik dhe shkencor për kodifikimin e të drejtës civile, 18.03.2022, Shkup;

- Pjesëmarrës në takimin regjional në Prishtinë ku u vlerësua se mbledhja, përpunimi dhe analiza e të dhënave statistikore për sistemin penalo-juridik dhe në veçanti për konfiskimin e pasurisë, është një nga segmentet kyçe të progresit në këtë fushë. Dhe pikërisht për këtë, theksuam procesin e digjitalizimit në gjyqësorin e vendit tonë, për të cilin po punohet intensivisht dhe që do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e situatës me statistikat në këtë fushë. Në këtë proces vëmendje të veçantë i kushtojmë interoperabilitetit dhe lidhjes së të gjitha organeve të përfshira në sistemin e drejtësisë penale, siç janë policia, prokuroria publike, gjykatat, Agjencia për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuar, burgjet etj. 01.03.2022, Prishtinë

- Pjesëmarrës në konferencen e Ministrave të drejtësisë të Këshillit të Evropës! 13-15.12.2021, Venice – Itali,

- Pjesëmarrës në Konferencën përmbyllëse "Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut - përvoja dhe perspektivat" sollëm në vëmendje edhe një herë rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese për sundimin e së drejtës, rendin juridik, sigurinë juridike, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit! 16.09.2022, Shkup;

- Pjesëmarrës në punëtori së bashku me ambasadorin e OSBE-së z. Clemens Koja, ambsadoren e Gjermanisë zonj. Anke Holstein dhe zonj. Joanna Katzman, përfaqësuese e ambasadës së SHBA-ve në Shkup, morrëm pjesë në puntorinë: "Addressing Organized Crime and Corruption through the Re-use of Confiscated Criminal Assets North Macedonia"10.12.2021, Shkup;

- High - Level Meeting of the France - German Coordination Initative on the Implemantion of the Roadmap for Comprehensive Small Arms and Light Weapons Control in the Western Balkans! 31.1.2020, Berlin Germany;

- The Steering Group Meeting of the ICMPD (International Centre for Migration Policy Development) under our ministry presidency, 14.5.2019, Ohër;

- Pjesëmarrës në konferencën “Taking Stock of Efforts to Prevent and Counter Terrorism as well as Violent Extremism and Radicalization that lead to Terrorism in the OSCE Area” 25.03.2019, Bratislava, Slovaki;

- Pjesëmarrës në konferencën e tretë ndërkombëtare për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.16.10.2018, Inex Olgica Ohër:

- Pjesëmarrës në konferencën Facing mixed – migration related challenge in the region” 7.06.2018, Bosnje dhe Hercegovinë;

- Pjesëmarrës në konferencën rajonale për forcimin e bashkëpunimit në shkallë komune për parandalimi dhe mbrojtjen e femrave nga dhuna familjare ne rajonin e Pellagonisë, 6.03.2018, Kapri Hotel Manastir;

- Pjesëmarrës në takimin e organizuar nga SEESAC dhe autoritetet gjermane per kontrollin e armeve te vogla dhe te lehta ne Europen Juglindore, 1.02.2018, Hilton Podgorica, Mali i Zi;

- Pjesëmarrës në takimin në lidhje me Projektin regjional iPROCEEDS të Unionit European dhe Këshillit të Europës, qëllimi që MPB të vendos mekanizma efikas për bashkëpunim përforcim dhe harmonizim të kapaciteteve për hetim, marrje dhe konfiskim të pronës nga kriminaliteti kompjuterik, 20.12.2017;

- pjesmarrës në projektin, Drafting of the Law on Notaries of Macedonia, Deutsche Gesellschaft fur Internationale zusammenarbeit (GIZ), GmbH, 12.10-15.12.2012;

- Pjesmarrës në fushatën, Realizimi i konceptit të ndërmejtësimit në Republikën e Maqedonisë, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë, 2012;

- Pjesmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “The integration of the southeastern Europe in the European Union – Challenges” Tetovë, 29-30 qershor 2013.

- pjesmarrës në cilësinë e eksperit gjatë vitit 2012 në projektin Drafting of the Law on Notaries of Macedonia, Deutsche Gesellschaft fur Internationale zusammenarbeit (GIZ), GmbH”.

-I angazhuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2012-2013 në realizimin e Konceptit të Ndërmejtësimit në Republikën e Maqedonisë.

- I angazhuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë në Grupin e punës për përgatitjen e Raportit për shkallën e harmonizimit të Legjislacionit Civil të Maqedonisë me atë të Bashkimit Europian.

- Pjesmarrës në aktivitetin shkencor të organizuar nga Fakulteti i drejtësisë të Universitetit të Tiranës me temën Non discrimination as a constitutional principles of right of Macedonia, International Scientific Conference " Private law in 100 years of Albanian State”.

- Pjesmarrës në vitin 2012 në aktivitetin shkencor të Shoqatës së Juristëve Shqiptarë të Maqedonisë në Shkup me temën Institutional framework for the protection discrimination in Macedonia, International Scientific conference " Legal scientific thought in the era of integration and globalization" Association of Albanian lawyers of the Republic of Macedonia,

- Pjesmarrës në në Kongresin e IV të shkencave sociale në Ballkan, Turqi – Maqedoni. Në vitin 2012, me temën Social character of automobile liability insurance”.

 

VIZITA STUDIMORE E TRAJNUESE:

Prof.dr. Agim Nuhiu ka qëndruar për vizita studimore dhe të punës në disa qendra edhe ate: Study visit of Commision for Protection from Discrimination, Macedonia,  Bruksel, Belgjikë (23-27 maj 2012);  Study visit of Commision for Protection from Discrimination, Macedonia,  Dablin, Irlandë (13-17 qershor 2011); Tempus project Strengthening Quality Assurance System within Western Balkans HEIs in support of National and Regional Planning, Erasmus College, Bruksel, Belgjikë (27-28 janar 2011); Tempus project Strengthening Quality Assurance System within Western Balkans HEIs in support of National and Regional Planning, Vienna, Austri – Alicante, Spanjë, (12 – 17 korrik 2010); School of global studies, University of Gothenburg, Suedi (7 – 10 qershor 2010); Akademia Diplomatike e Vjenës - Vjenë, Austri (7-10 maj 2010).

 

       VEPRIMTARI SHKENCORE - KËRKIMORE

 

      

Krahas angazhimit në procesin mësimor, kandidati vazhdimisht merret edhe me kërkime shkencore në fushën e drejtësisë dhe më gjerë. Veprimtaria shkencore - kërkimore përbëhet nga punime shkencore të botuara në revista ndërkombëtare shkencore dhe me pjesëmarrje në takime ndërkombëtare shkencore.



* Zgjedhje në titull më të lartë mësimor-shkencor, mësimor, shkencor dhe në titull bashkëpunëtori, mund të bëhet para përfundimit të periudhës për të cilën është bërë zgjedhja në pozicionin ekzistues nëse mësuesi, përkatësisht bashkëpunëtori i ka përmbushur kushtet për zgjedhje në pozicion më të lartë dhe me punën e tij shkencore e pedagogjike ka dhënë kontribut të veçantë për zhvillimin, përkatësisht aplikimin e veprimtarisë shkencore, përkatësisht artistike për të cilën është zgjedhur dhe ka botuar vepra shkencore dhe profesionale, pas përfundimit të paktën të gjysmës së kohës për të cilën është bërë zgjedhja. Me përjashtim, personi mund të zgjidhet në titull më të lartë mësimor-shkencor, mësimor, shkencor ose titull bashkëpunëtori edhe më herët, para mbarimit të së paku gjysmës së kohës për të cilën është bërë zgjidhja në titullin ekzistues, nëse përveç kushteve nga paragrafi 1 të këtij neni ka botuar së paku dy vepra shkencore ose profesionale në revista më prestigjioze ndërkombëtare me impakt faktor ose së paku ato janë cituar në të njëjtat. Iniciativën për zgjedhje në titull më të lartë para përfundimit të afatit, duhet ta japin të paktën 2 institute, përkatësisht katedra nga fusha të ngjashme shkencore. Procedura për zgjedhje të parakohshme në titull më të lartë realizohet në pajtim me nenet 131 deri 134 të këtij ligji. Universiteti, përkatësisht instituti i pavarur i arsimit të lartë, shpall konkurs dhe realizon procedurën për zgjedhje të parakohshme në titull më të lartë, në përputhje me rregulloren për kriteret e vetme për zgjedhje të titullit dhe rregullores për kritere dhe procedurë për zgjedhje në tituj mësimorë-shkencorë, shkencorë, mësimorë dhe në tituj të bashkëpunëtorëve.