Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Aplikimi për Konkursin për bursa të studentëve zgjat deri më 30 nëntor, MASH rekomandon aplikim elektronik

Aplikimi për Konkursin për bursa të studentëve zgjat deri më 30 nëntor, MASH rekomandon aplikim elektronik

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në rrjedhë është Konkursi për aplikim për bursë për studentë për vitin akademik 2020/2021 i cili zgjat deri më 30 nëntor.

Konkurset janë shpallur në ueb faqen e MASH ndërsa kandidatët potencial të cilët i plotësojnë kushtet, mund të zgjedhin aplikimin  e tyre ndërsa së bashkë me dokumentacionin e nevojshëm të  dorëzojnë ose në formë të letrës përmes arkivit të MASH, ose të aplikojnë në formë elektronike përmes platformës www.konkursi.mon.gov.mk.

Kandidatët të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike nuk janë të  obliguar që dokumentacionin ta  dorëzojnë në formë të letrës dhe anasjelltas, ndërsa - studentët  të cilët për ndonjë arsye nuk kanë mundësi ose nuk do të zgjedhin të aplikojnë në mënyrë elektronike, dokumentacionin e dorëzojnë vetëm në letër në MASH, ndërsa aplikimi do të konsiderohet i  vlefshëm dhe do të jetë lëndë e shqyrtimit e komisioneve kompetente.

Duke e marrë parasysh gjendjen aktuale epidemiologjike në vend, në interes të mbrojtjes së shëndetit personal, dhe mbrojtjes së shëndetit publik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bënë thirrje studentëve, nëse kanë mundësi  të shfrytëzojnë mënyrën elektronike për parashtrimin e aplikacionit, i cili është i sigurt, por edhe i zakonshëm sa i  përket dorëzimit të dokumenteve në formë të letrës në hapësirat e MASH-it.

Udhëzuesi për aplikim elektronik është i shpallur në linkun.

Përveç, konkurseve për ndarjen e bursave për studentë, rikujtojmë se në rrjedhë është edhe Konkursi për kthimin e mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor për vitin akademik 2020/2021, ku 25 studentëve të regjistruar në institucionet e larta arsimore shtetërore ku  realizohen programet nga lëmia e muzikës, ndërsa i plotësojnë kushtet sipas Konkursit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bënë kthimin e një pjese të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% të mjeteve të paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument.

Aplikimi është i njejtë  sikurse tek bursat për studentë (kandidatët potencial zgjedhin dorëzimin elektronik ose me letër të dokumentacionit ) dhe zgjat 60 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në dispozicion të studentëve për çdo lloj pyetje në lidhje me aplikimin për bursë, përkatësisht mbështetje financiare për blerjen e instrumentit muzikor.

Kontaktet e punonjësve në Sektorin për standardin e nxënësve dhe studentëve, si dhe të të gjithë punonjësve të tjerë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës gjenden  në këtë link, ndërsa  adresa elektronike zyrtare e Ministrisë është contact@mon.gov.mk.

[ Saturday, November 21, 2020 ] [ 153 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar