Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: shkenca dhe inovacionet janë kryesoret për përparimin e tërësishëm të vendit

Carovska: shkenca dhe inovacionet janë kryesoret për përparimin e tërësishëm të vendit

 

Carovska: shkenca dhe inovacionet janë kryesoret për përparimin e tërësishëm të vendit

 

 

Jetojmë në kohë kur shkenca dhe inovacionet kanë rëndësi më të madhe se kurrë për zhvillimin e shoqërive dhe ekonomive, në botë në të cilën shumë shpejt qarkullojnë kapitalin dhe njerëzit. Ato zëvendësojnë shumë burime të tjera për rritjen ekonomike, përderisa arsimi u rrit në bazë për përparimin individual dhe lëvizshmërinë sociale.

Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në konferencën online të sotme "Inovacion në arsimin: lidhja e shkencave sociale dhe humane", të organizuar nga Instituti i Shkencave Shoqërore dhe Shkencave Humane - Shkup në bashkëpunim me Universitetet e Utrehtit dhe Sofje në kuadër të programit Erasmus Plus, Aksioni kryesor 2.

 

Carovska theksoi se në tre vitet e kaluara Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të shkencës dhe mbështetje së kërkimit dhe inovacioneve, sepse bëhet fjalë për bartës kryesorë të progresit të përgjithshëm socio-ekonomik të vendit dhe një nga kushtet themelore për integrimin në Bashkimin Evropian.

 

"Veçanërisht në disa muajt e kaluar u tregua  roli krucial i shkencës dhe teknologjisë dhe kontributi i tyre në trajtimin e sfidave globale, siç është pandemia e shkaktuar nga virusi Kovid-19, dhe për këtë investimi  në këto segmente duhet të rritet vazhdimisht," tha Carovska duke shtuar se në atë mënyrë rriten edhe limitet e njohurive tona, zhvillohen ide të reja, vizione dhe zgjidhje të nevojshme për rimëkëmbjen dhe përshtatjen e shoqërisë të realitetit të ri.

Ministrja theksoi se tanimë për disa muaj po punohet në sigurimin e planifikuar dhe të vazhdueshëm të mjeteve të dedikuara për shkencë, përmes financimit të granteve, projekteve dhe programeve.

„Nga ky vit, për herë të parë, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës përmes financimit të granteve ndau 34 vauçera të inovacionit me vlerë totale prej 15 milion denarë të cilat duhet të inkurajojnë zhvillimin e shkencës në vendin tonë. Përmes këtyre vauçerëve të inovacionit, të cilët do t’i ndajmë edhe në të ardhmen, nga njëra anë investojmë në inovacionin, hapim mundësi për të rinjtë që të marrin pjesë drejtpërdrejt në projekte që mund të formojnë karrierën e tyre, dhe nga ana tjetër u mundësojmë kompanive të rrisin konkurrencën e vet. ", theksoi Carovska.

 

 

Shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga viti i ardhshëm paraqet mbështetje për programet kombëtare kërkimore, ndërsa pritjet janë në vitin 2022 të futet financimi i programit që do të zbatohet vazhdimisht dhe do të parashikohet me Ligjin plotësisht të ri për veprimtarinë kërkimore-shkencore."Siç tha në fund të fjalimit të saj, qëllimi i Qeverisë është të bëjë një ndryshim thelbësor në trajtimin e shkencës dhe arsimin e lartë dhe të rritet niveli i investimeve publike në arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore si % e BPV-së."

 

[ Friday, November 20, 2020 ] [ 42 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar