Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Të krijojmë një botë që çdo fëmijë e imagjinon

Carovska: Të krijojmë një botë që çdo fëmijë e imagjinon

 

Carovska: Të krijojmë një botë që çdo fëmijë e imagjinon

 

 

          Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska uron Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve dhe i bashkëngjitet festës për shënimin globale.

Ndriçimi i ndërtesës së Ministrisë me ngjyrë të  kaltër është vetëm një kujtesë se ne jemi këtu dhe po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për të gjithë fëmijët.

Të krijojmë një botë që çdo fëmijë e imagjinon. Le të mendojmë një të ardhme më të mirë. Vlen të përmbushim ëndrrat e fëmijëve për buzëqeshje të sinqerta të fëmijëve.

Kriza e Koronës është një lloj testi për njerëzimin. Na dha mundësinë të shohim se ku jemi, që ti  vërtetojmë  përparësitë tona dhe të ecim përpara edhe më shpejt.

Ta imagjonojmë botën të cilën duam ta krijojmë. Dhe këtë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Më e rëndësishmja prej të gjithave është që bashkarisht me të rinjtë, sepse bota u mbetëtr të rinjëve .

MASH angazhohet në këtë periudhë të pandemisë  që shkollat të parët  ti hapin dyert dhe të fundit ti mbyllin. Përshkak të  mos pasjes qasje  në arsim le pasoja me të cilat fëmijët do të ballafaqohen  gjatë gjithë jetës së tyre. Pikërisht për këtë ne krijuam model të kombinuar në mësim, qëllimi kryesor i të cilit përveç mbrojtjes së shëndetit, është që çdo fëmijë të përfshihet në procesin arsimor. Dhe krenare jam që ky model u tregua si mjaft  i sukseshëm.

Koha është për ndryshime thelbësore- ky është prioriteti ynë kryesorë. Ne duhet të krijojmë një proces arsimor që i përgjigjet nevojave   brezave të rinj. Të fokusohemi  në zhvillimin e proceseve kognitive  dhe të menduarit kritik në vend të memorizimit të të dhënave . Ti përgatitim nxënësit për sfidat reale  që i presin, t`i inkurajojmë  dhe udhëzojmë  për të arritur potencialin e tyre të plotë.

 

 

Punojmë në ridefinimin e materialeve mësimore. Epoka dixhitale ofron mundësi të pa numërta për zhvillimin e  të rinjëve, mirëpo detyra jonë është që ti sistematizojmë në mjete konkrete dhe ti vendosim në dispozicion si për  kuadrin mësimor ashtu edhe për nxënësit.    

Përmirësojmë qasjen në arsim. Kjo do të thotë investim nëpër shkolla për zgjerimin, modernizimin e tyre , me qëllim  që fëmijët të kenë kushte sa më cilësore.

Gjithashtu, shumë e rëndësishme është përforcimi dhe  investimi në kuadrin arsimor. Me të vërtetë na nevojiten mësimdhënës të përkushtuar dhe të motivuar. Për shkak se shkollat nuk janë vetëm se objekte- ato janë institucione ku krijohen qytetarët- kreatorët e të tashmes dhe të ardhmes të  shoqërisë sonë.  

[ Friday, November 20, 2020 ] [ 30 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar