Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Vazhdon pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin "Horizont Evropa" (2021-2027), programi kornizë për kërkimin dhe inovacionin e Komisionit Evropian

Vazhdon pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin "Horizont Evropa" (2021-2027), programi kornizë për kërkimin dhe inovacionin e Komisionit Evropian

 

Vazhdon pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin

 

Zëvendësministri Shabani, përfaqësues të MASH-it, MPJ-së dhe FIZHT sot mori pjesë në video takimin me përfaqësuesit të Drejtorisë për Kërkime, Zhvillim Teknologjik dhe Inovacione të Komisionit Evropian për përgatitje të marrëveshjes për pjesëmarrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut në programin e ri kornizë për kërkime dhe inovacione të Komisionit Evropian "Horizont Evropa " (2021-2027).

Në këtë takim u konfirmua qëndrimi se Komisioni Evropian nuk do të lejojë ndërprerjen e vazhdimësisë së pjesëmarrjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin e ri "Horizont Evropa" e cila fillon më 1 janar të vitit 2021.

Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në programin "Horizont Evropa" me statusin vend anëtar asociativ të  Programit, d.m.th. në pajtim me kushtet e njëjta, rregulla dhe përgjegjësi që vlejnë për vendet anëtare të BE-së.

Programi është i hapur për rreth më të gjerë të shfrytëzuesve potencial, duke filluar nga qeveritë lokale, medet, institucionet arsimore, organizatat kërkimore, shoqëria civile dhe organizatat joqeveritare, sektori i biznesit (veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme-NVM), por edhe vetë qytetarët si grupe joformale.

Pritjet tona në programin e ri janë të shohim më shumë projekte kërkimore dhe inovative me pjesëmarrje të shtuar të përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut - deklaroi zëvendësministri Shabani.

[ Thursday, November 19, 2020 ] [ 42 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar