Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në konferencë ndërkombëtare online: Me procesin e Bolonjës e përshtatim arsimin e lartë me nevojat e studentëve dhe shoqërisë

Carovska në konferencë ndërkombëtare online: Me procesin e Bolonjës e përshtatim arsimin e lartë me nevojat e studentëve dhe shoqërisë

 

Carovska në konferencë ndërkombëtare online: Me procesin e Bolonjës e përshtatim arsimin  e lartë me nevojat e studentëve dhe shoqërisë

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, sot mori pjesë në një konferencë online të ministrave përgjegjës për arsimin e lartë të vendeve anëtare të procesit të Bolonjës. Nikoqir i konferencës e cila për herë të parë po mbahet online, është Roma ku  po  marrin pjesë ministrat e 48-të vendeve anëtare.

Ministrja Carovska, e cila së bashku me ministrat e tjerë, miratuan Komunikatën e Romës për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit të lartë, i cili njëherët  është bazë për krijimin e politikave vendore të arsimit të lartë, në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e inovacionit në arsimin e lartë.

“Gjatë njëzet viteve   kaluara, arritjet e Procesit të Bolonjës kanë ndryshuar arsimin e lartë që përqendrohet në nevojat e studentëve dhe zhvillimin e shoqërisë. Me futjen e metodave dhe praktikave të reja për mësim, ne shenojmë një dimension krejtësisht të ri  në proceset arsimore dhe i përshtatim ato me trendet bashkëkohore.

E gjithë kjo është lidhur ngushtë me kërkimin dhe me vendin e shkencave shoqërore, humane dhe krijuese që duhet të vazhdojnë ta luajnë rolin vital, duke iu dhënë thellësi jetës sonë dhe duke na mundësuar ta kuptojmë dhe të veprojmë në botë që vazhdimisht  ndryshohet" tha Carovska.

Sekretariati i Bolonjës shprehu falënderim në vendin tonë e cila në dy vitet e fundit mori pjesë në Këshillin që udhëheq me procesin e Bolonjës dhe për konferencën e mbajtur në Shkup në Shkurt të vitit 2019. Në Konferencën e Romës, ministrat e pranuan San Marinon si anëtare e re të Procesit të Bolonjës.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar