Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Arsimi fillor i reformuar do të fillojë nga viti i ardhshëm shkollor

Carovska: Arsimi fillor i reformuar do të fillojë nga viti i ardhshëm shkollor

 

Carovska: Arsimi fillor i reformuar do të fillojë nga viti i ardhshëm shkollor

 

Prioritet në reforma ka arsimi fillor, janë formuar grupe të punës, ndërsa koncepti i ri i arsimit fillor nga klasa e parë deri në klasën e nëntë pres të fillojë nga viti shkollor 2021/2022, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në ditën e sotme e ftuar në emisionin "24 Analiza" në Televizioni 24.

 

"Para se ta fillojmë reformën kemi bërë kërkim ku u përfshin rreth 5,000 mësimdhënës dhe treguan se programet mësimore duhet të përmbajnë ndryshim e cila do ta pasqyrojë jetën e përditshme.

 

Ajo tregon se ajo çka mësohet në shkollë nxënësit nuk e lidhin me jetën e përditshme, çka është tendenca në gjithë botën. Prandaj nxënësit tanë në PISA ose PIRLS kanë rezultate më të ulëta, sepse njohuria nuk është e lidhur në kontekst, "tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

 

Carovska njoftoi se koncepti i ri i arsimit fillor së pari do të prezantohet nga klasa e parë deri në klasën e pestë dhe më pas radhazi do të prezantohet në klasat e larta.

 

Në përgatitje është edhe ligji i ri për tekstet shkollore sepse ligji aktual  nuk është as modern, as nuk i pasqyron nevojat, që është pjesa e dytë nga reforma dhe i referohet materialeve mësimore nga të cilat mësohet, të cilat duhet të jenë dinamike, të jenë të krijuara nga kuadri mësimor, me qëllim që të përfitojmë përmbajtje mësimore me cilësi të lartë.

 

"Duket ambicioze, por nëse dëshirojmë, nëse të gjithë përfshihen në reformën, do të arrijmë në rezultate më të mira. Në reformën tani janë të përfshirë mësimdhënës nga fakultetet, ASHAM është përfshirë, por edhe mësimdhënësit nga shkollat, sepse duan të shohin se arrijmë rezultate edhe në testime brenda vendit edhe në ato ndërkombëtare. "Me entuziazëm dhe me punë të përkushtuar dhe koordinim, reforma do të jetë e suksesshme," theksoi Carovska.

[ Monday, November 16, 2020 ] [ 71 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar